Lajme
Bitcoin harxhon më shumë rrymë sesa e gjithë Zvicra
Një analizë e fundit e Universitetit britanik të Cambridge sugjeron se operimi i valutës dixhitale Bitcoin, konsumon më shumë energji elektrike sesa i gjithë shteti i Zvicrës.
Krijimi ose ajo që njihet si “gërrmimi” virtual për krijimin e kriptovalutave është një proces i etur për energji, prej llogaritjeve të shumëfishta për verifikimin e transaksioneve. Studiuesit e Cambridge thanë se procesi konsumon 121.36 terawatt/ orë dhe kjo masë nuk zvogëlohet asnjëherë përveç raste kur bie vlera e kripto-valutës.
Kritikët thonë gjithashtu se vendimi i prodhuesve të makinave elektrike Tesla, për të investuar fuqishëm në Bitcoin, dëmton rende imazhin e saj miqësor ndaj mjedisit. Kjo valutë ka arritur aktualisht vlerën rekord prej $48,000 për 1 bitcoin, pas njoftimit të grupit të Elon Musk, Tesla se ka blerë rreth $1.5 miliardë bitcoin dhe në të ardhmen do ta pranojë atë si pagesë për mallrat e saj, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Rritja e vlerës është një motivim që ‘gërrmuesit’ e Bitcoin të operojnë gjithnjë e më shumë makineri. Rritja e vlerës shton konsumin e energjisë, thotë Michel Rauchs, studiues i ‘financës alternative’ në Cambridge, i cili ka krijuar mjetin online që gjeneron llogaritjet.
“Bitcoin është krijuar për të konsumuar kaq shumë energji,” thotë Rauchs për BBC. “Kjo nuk është dicka që do të ndryshojë në të ardhmen, përveç rastit nëse vlera e tij do të binte ndjeshëm”.
Mjeti i tij online llogarit se konsumi i energjisë elektrike nga Bitcoin e rendit atë mbi shtetin e Argjentina (121 TW/orë), Holandën (108.8 TW/orë) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (113.20 TW/orë) – dhe ngadalë po i afrohet masës së konsumit të shtetit të Norvegjisë (122.20 TW/orë).
Akumulimi i Bitcoin
Për të ‘gërrmuar’ Bitcoin, kompjuterat, shpeshherë të fuqishëm e të specializuar, lidhen me rrjetin e kriptovalutës. Kjo bëhet për të verifikuar transaksionet e bëra nga njerëzit që marrin ose japin Bitcoin.
Ky proces përfshin zgjidhjen e ekuacioneve, të cilat megjithse nuk janë integrale për verifikimin e lëvizjeve të valutës, krijojnë një pengesë që askush të mos ndryshojë pa të drejtë regjistrin global të transaksioneve.
Dhe si shpërblim “gërrmuesit” marrin sasi të vogla Bitcoin, në atë që shpesh krahasohet me stilin e një ‘lotarie’. Për të rritur fitimet, njerëzit shpesh lidhin në rrjet numra të mëdhenj kompjuterësh “gërrmues”, shpeshherë magazina të tëra me to.
Kjo shpenzon shumë energji elektrike pasi kompjuterët punojnë pak e shumë vazhdimisht, për zgjidhjen e ekuacioneve. Mjeti i Universitit të Cambridge krijon modelin e gërrmuesve të Bitcoin në Britani dhe përshtat shifrat me makineri të ngjashme në të gjithë botën.
“Bitcoin është në fakt anti-efikas,” thotë David Gerard, autor i një libri mbi teknologjinë e valutës alternative. “Kështu që mënyrat më efikase te gërrmimit nuk do të ndihmojnë por vetëm do të shtojnë konkurrencën. Kjo do të thotë se konsumi i energjisë së Bitcoin dhe rrjedhimisht CO2 në atmosferë vetëm do të shtohen”.
Ndërkohë çmimi i Bitcoin u rrit shpejt dje pas njoftimit nga Tesla. Komentuesit thanë se kompania që më parë mbante flamurin e energjisë së pastër dhe mbrojtjes së ambjentit, tashmë po kalon në krahun tjetër.
“Elon Musk me këtë ka hedhur poshtë shumë nga puna e mirë me Tesla. Vitin që shkoi prej iniciativës së saj ambjentaliste Tesla përfitoi $1.5 miliardë nga taksapaguesit amerikanë. Tashmë mësohet se ajo po investon po aq në Bitcoin, shumica e të cilit gërrmohet me energji elektrike nga qymyri”, tha Gerard duke sugjeruar vendosjen e taksës së karbonit ndaj kriptovalultave, për të kompensuar impaktin negativ.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












