Lajme
Pas shtrëngimit të masave, bizneset greke dorëzojnë çelësat
Yiannis Kouzoupis nuk është mësuar të qëndrojë i vetëm në restorantin e tij të boshatisur.
Biznesi i tij është i mbyllur që prej nëntorit.
Bllokada e re në Athinë do të thotë se do të duhet kohë e gjatë para se ai të presë klientët.
Ai thotë se situata është dramatike.
“Unë dhe kolegët e mi jemi të dëshpëruar. Ky është një ngërç. Jemi mbyllur prej disa muajsh, përfshirë periudhën e Krishtlindjes. Por sërish na duhet të paguajmë qiranë e lartë, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Dita e nesërme duhet të na gjejë pa borxhet e pandemisë. Secili nga ne duhet të paguajë detyrimet që kishte deri në mars të vitit të kaluar. Për të tjerat nuk mbajmë asnjë përgjegjësi”, thotw Yiannis Kouzoupis.
Biznesmeni 67-vjeçar iu përgjigj thirrjes së Federatës së Pronarëve të Restoranteve, duke i vendosur çelësat në një zarf për t’ia dorëzuar bordit të drejtorëve.
Në ditët e ardhshme, çelësat e mbledhur nga gjithë Greqia do t’i dërgohen zyrës së kryeministrit.
Pronarët e restoranteve kërkojnë një zbritje të taksave dhe subvencione.
“Ne dorëzuam çelësat e restoranteve tona në shenjë proteste për izolimin e ri, sepse duam t’i dërgojmë një mesazh të fuqishëm qeverisë. Na duhet menjëherë mbështetje”, shprehet ai.
“Kjo është një thirrje e sinqertë për ndihmë. Pronarët ndihen të pashpresë dhe kanë frikë. 50% e bizneseve tona në Greqi rrezikojnë të mbyllin dyert”, thotw George Kavvathas, president i Federatës së Restoranteve
Sipas federatës, rreth 500 çelësa u dorëzuan në sheshin ‘Sintagma’, përballë selisë së Parlamentit.
Autoritetet greke thonë se, sipas të dhënave shkencore, restorantet dhe kafenetë janë vatra transmetimi të virusit.
Ndaj hapja e tyre nuk është e mundur. Qeveria thotë se po bën maksimumin për të ndihmuar bizneset, por shëndeti publik mbetet prioritet.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













