Shqipëria
Shqiptarët kanë mbi 8 miliardë euro nëpër banka
Pasuria financiare e shqiptarëve llogaritet në mbi 1.1 trilion lekë
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, individët zotëronin në fund të muajit dhjetor 2020 1.1 trilion lekë (8.1 miliardë euro) depozita në sistemin bankar. Këtyre iu shtohen edhe investimet në tituj financiarë, qoftë direkt apo nëpërmjet fondeve të investimit. Sipas Ministrisë së Financave, investimet e individëve në bono dhe obligacione, në fund të muajit shtator 2020, kishin vlerën e afro 77 miliardë lekëve, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se pasuria financiare e shqiptarëve vlerësohet të jetë pak më shumë se një trilion lekë, ose rreth 8.1 miliardë euro. Ky tregues llogaritet si diferenca mes mjeteve dhe detyrimeve të individëve në produkte dhe instrumente financiare.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, individët zotëronin në fund të muajit dhjetor 2020 1.1 trilion lekë depozita në sistemin bankar. Sipas Ministrisë së Financave, investimet e individëve në bono dhe obligacione, në fund të muajit shtator 2020, kishin vlerën e afro 77 miliardë lekëve.
Nga ana tjetër, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) asetet neto të fondeve të investimit në fund të 9-mujorit ishin rreth 67 miliardë lekë, në pjesën dërrmuese të zotëruara nga individët. Një investim tjetër, që ka marrë përmasa të konsiderueshme në vitet e fundit, është ai në obligacione të shoqërive tregtare. Shifra më e fundit e publikuar nga AMF i takon vitit 2019, kur vlera e obligacioneve të korporatave llogaritej në rreth 7.5 miliardë lekë, të mbajtura në pjesën më të madhe nga individë.
Në total, asetet financiare të zotëruara nga individët arrijnë në mbi 1.2 trilionë lekë. Po të zbresim kredinë për individë në sistemin financiar, që në fund të nëntorit 2020 kishte vlerën e 199 miliardë lekëve, shuma e ngelur prej gati 1.1 trilion lekësh përbën atë që në nivel makroekonomik mund të quhet pasuria financiare e shqiptarëve; të paktën ajo e investuar në instrumente financiare formale.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













