Lajme
Dhjetëra të lënduar në aksidente nga moti i keq në Gjermani
Autoritetet gjermane tregojnë se të paktën 28 persona u lënduan në aksidente trafiku që ndodhën në Gjermani, për shkak të një stuhie dëbore dhe erërave të forta që goditën pjesën veriore dhe perëndimore të vendit, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të motit të keq dhe temperaturave nën zero, disa trena ndërprenë qarkullimin, ndërsa autoritetet i vendosën të pastrehët në strehimore të ngrohta.
Ndërkohë, operatori kombëtar i trenave “Deutsche Bahn” njoftoi se shumë itinerare midis Hamburgut dhe Hanoverit si dhe Berlinit dhe perëndimit të vendit u anuluan për shkak të borës së akumuluar në binarët e trenit. Disa udhëtime në lindje të vendit u anuluan gjithashtu.
Policia në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westfalen deklaroi se nga dje pasdite deri mëngjesin e sotëm janë regjistruar 222 aksidente trafiku të shkaktuara nga moti i keq.
Nga të lënduarit në aksidente, dy kanë marrë lëndime të rënda.
Instituti Republikan Hidrometeorologjik (DWD) u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Qyteti perëndimor Muenster është një nga më të prekurit nga stuhia, ku rrugët janë të pakalueshme për shkak të borës së akumuluar.
Përderisa temperaturat në perëndim të vendit janë nën zero, jugu i Gjermanisë ka temperatura pranverore.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











