Kosova
100 mijë vaksina nga COVAX-i arrijnë në Kosovë në fund të shkurtit
Në fund të muajit shkurt Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga skema e njohur si “COVAX”, është bërë e ditur nga një njoftim i fundit nga vetë ky program.
Siç thuhet në listën e publikuar sot, në Kosovë do të vijnë 100 mijë e 800 doza të vaksinës së “AstraZenecas”.
Efikasiteti i kësaj vaksine kalon 90 përqindëshin. Vaksina jepet në dy doza.
Në një studim të fundit të kryer në Britaninë e Madhe, sekretari i Shëndetësisë në këtë shtet ka thënë se rezultatet e kësaj vaksine janë “të shkëlqyeshme”. Njoftimi erdhi pak pasi disa shtete të Bashkimit Evropian vendosën se nuk do ta shpërndajnë vaksinën për më të moshuar se 65-vjeçarët. Shtetet e morën këtë vendim duke iu referuar mungesës së të dhënave të efikasitetit te të moshuarit.
Në janar, Qeveria Hoti kishte thënë se ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës së “Pfizerit”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












