Lajme
Apple beson në bestytni, nuk do të lansojë Iphone 13?
Apple pritej të lansonte iPhone 13 gjatë vjeshtës. Por duket se gjëra kanë ndryshuar.
Disa gjëra janë zbuluar tashmë në lidhje me iPhone e ardhshëm. Pra, jo vetëm që më në fund do të ketë një vrimë më të vogël ose të paktën më të ngushtë, por gjithashtu do të ketë një sensor të gjurmës së gishtit të fshehur nën ekran. Ka të ngjarë që Apple të ofrojë iPhone me 1 terabajt memorie për herë të parë.
Jo iPhone 13
Por, është e paqartë nëse pajisja, e quajtur së fundmi si iPhone 13, do të jetë ndonjëherë e disponueshme me këtë emër.
Sepse, sipas Jon Prosser, që njihet për nxjerrjen e informatave për Apple, thotë se kompania dëshiron të bëjë atë me emrin iPhone 12s. Nga njëra anë, kjo ka të bëjë me faktin se iPhone i ardhshëm do të marrë vetëm disa përmirësime thelbësore pas ridizajnimit të madh vitin e kaluar.
Megjithatë, sipas Prosser, arsyeja e vërtetë është se Apple, nga ‘bestytnia’ ose sepse shumë njerëz ende e lidhin numrin 13 me fat të keq, do të preferonin ta anashkalonin atë.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027








