Lajme
BE vendos kufizime kufitare të përforcuara për vendet joanëtare
Qeveritë e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë sot dakord të forcojnë kufizimet kufitare për udhëtarët që hyjnë në Bllok, përfshirë kërkesën për prova negative të testeve COVID-19 jo më shumë se 72 orë para nisjes.
Kjo vlen edhe për udhëtarët, që hyjnë në BE në udhëtime që vlerësohen si të domosdoshme, të tilla si për arsye urgjente familjare ose profesionale, raporton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Udhëtimet jothelbësore tashmë janë kryesisht të ndaluara, megjithëse zbatohen përjashtime për qytetarët e BE-së ose anëtarët e familjeve së tyre.
Për rajonet, ku janë zbuluar variante të reja të COVID-19, vendet anëtare duhet të vendosin kërkesa të detyrueshme karantine dhe testime shtesë pas mbërritjes, përcaktojnë rekomandimet.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












