Lajme
Maqedoni e Veriut: Masat anti-Covid mbeten të njëjtat
Ministria e Shëndetësisë njofton se në takimin e sotëm, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka rekomanduar që të mbeten në fuqi masat e njëjta për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, raporton Alsat M, përcjell Albinfo.ch.
Komisioni rekomandoi që të mos ndryshohet orari i punës i objekteve hotelerike dhe të njëjta të vazhdojnë të punojnë deri në ora 21.00.
Puna në administratën shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat, konform parimit të procesit të punës, organizimi mbetet i njëjtë, të zhvillohet përmes ndërrimeve, online nga shtëpia ose në mënyrë të reduktuar me sistem rotacioni varësisht karakteristikave të procesit të punës së institucioneve.
Në këtë moment, sic thuhet në komunikatën e MSH-së, vetëm është stabilizuar situata shëndetësore me COVID-19, por nuk është zvogëluar dhe për këtë shkak, nuk është dhënë asnjë rekomandim për lehëtsimin e masave dhe rekomandimeve.
Qytetarët të vazhdojnë t`i respektojnë masat për mbrojtje, për shkak se po japin rezultate, thuhet në komunikatën e MSH-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











