Lajme
Prodhimi i maskave, një ndër bizneset më profitabile gjatë pandemisë
Në total, në veri të Berlinit prodhohen në ditë 120 mijë maska të klasës FFP2, cilësuar si më efektive.
Kjo kompani e quajtur ‘Maska juaj’ nuk është një kompani e cila prodhon prej kohësh pajisje mjekësore.
Ajo u themelua në prill të 2020-tës dhe nisi prodhimin në nëntor.
Mataty Erdinc, i cili drejton edhe një biznes bizhuterish e nisi këtë aktivitet me dy vëllezërit e tij pasi nuk mund të siguronin maska cilësore.
“Mendova se duhet të përpiqeshim të prodhonim maskat tona. Duhet të bëhej e mundur pikërisht këtu, duhej të prodhoheshin në Gjermani. Dhe sot kemi prodhimin tonë,” – tregoi Mataty Erdinc, CEO i kompanisë ‘Your Mask’.
Për momentin në kompani punojnë 70 punonjës. Punohet me dy turne nga tetë orë, pesë ditë në javë por deri në prill ata shpresojnë të kenë një prodhim 24-orësh, me qëllimin prodhimin e 250.000 maskave në ditë.
“Nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë Gjermaninë. Por ne po bëjmë punën tonë. Sigurisht, ne duam të jemi në gjendje të themi se po prodhojmë sa më shumë që të jetë e mundur për t’u siguruar që sa më shumë njerëz të mund të marrin maskat dhe të mbrohen. Ne jemi duke bërë përpjekjet tona kundër koronavirusit,” – u shpreh Erdinc, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Duke nisur nga kjo javë, në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregulla të reja ku në transportin publik dhe supermarket kërkohet që të përdoren maska mjekësore sikundër ato të llojit FFP2 ose maska kirurgjikale.
Një gjë e tillë shton edhe kërkesat për kompanitë që të prodhojnë sa më shumë maska.
Edhe dy vëllezërit e kompanisë ‘Maska Juaj’ duket se po fitojnë dhe po paguajnë edhe kredinë e marrë.
“Gjithmonë them, çdo gjë është e mundur. Duhet vetëm ta dëshirosh. E dija se do të kishte kërkesa. Jam i lumtur që arritëm në këtë pikë,” – tha Mataty Erdinc.
Pandemia ka rrënuar shumë ekonomi dhe biznese ndërsa për disa të tjerë ka krijuar ide të reja.
Para një viti e gjysmë kush do ta mendonte se maskat do të ishin një biznes fitimprurës? Pandemia ka ndryshuar kaq shumë gjëra edhe në botën e kompanive të reja
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva Tradita sportive e nisur në vitin 2021 vazhdon të mbledhë ish-futbollistë dhe bashkatdhetarë, duke forcuar lidhjet... -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë -
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore














