Lajme
Kalon 100 milionë numri i të infektuarve me koronavirus
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në kohën kur vendet po përpiqen të frenojnë variantet e reja të virusit.
Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tregojnë se Shtetet e Bashkuara, me mbi 25 milionë raste, mbeten vendi më i prekur në botë.
Rastet në SHBA, të kombinuara me ato në Indi, Brazil, Rusi dhe Britani, përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara, shkruan Rel përcjell Albinfo.ch.
Shifra 100 milionë përfaqëson 1.3 për qind të popullsisë së botës, por ekspertët e shëndetit thonë se shumë raste nuk raportohen – çfarë do të thotë se numri aktual i tyre është shumë më i lartë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili mori detyrën javën e kaluar, tha se vendi i tij do të blejë 200 milionë vaksina shtesë.
Ato do t’i rrisin furnizimet mjaftueshëm për të vaksinuar çdo amerikan deri në fund të verës ose në fillim të vjeshtës.
“Kjo do t’iu mundësojë miliona amerikanëve të vaksinohen më shpejt seç parashikohej më parë”, tha Biden.
“Më shumë se 400,000 amerikanë kanë vdekur tashmë. Kjo është një ndërmarrje e kohës së luftës. Nuk është hiperbolë”, tha ai.
Britania, të martën, u bë vendi i parë në Evropë, ku numri i viktimave nga koronavirusi kaloi 100,000.
Një variant i ri i koronavirusit, i detektuar për herë të parë në Britani, është përhapur tashmë në disa vende të botës dhe thuhet se është më ngjitës.
Kjo ka bërë që autoritetet t’i ashpërsojnë ose zgjasin masat e izolimit në disa vende.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












