Lajme
Disa vende turistike heqin kufizimet, kërkojnë ‘pasaportën’ e vaksinës
Shprehja ‘Pasaportë vaksine’ ka një efekt sigurues, pavarësisht se nuk është ekzaktësisht si dokumenti tradicional i udhëtimit që mban çdokush. Por, e shpalosur në një pikë kalimi kufitar, ajo mund të hapë dyer udhëtimi që për shumëkënd janë mbyllur nga Covid-19. Disa destinacione, si Seychelles, Qipro dhe Rumania, kanë hequr kërkesat për karantinë për vizitorët që mund të provojnë se janë vaksinuar.
Të tjerë, si Islanda dhe Hungaria, janë hapur për njerëzit që janë shëruar nga Covid-19. Dhe, e gjithë kjo, ngre perspektivën se prova e imunizimit mund të jetë bileta e artë për të rilansuar udhëtimet dhe duket një lajm i mirë për njerëzit që duan që tani të prenotojnë pushimet e verës, pas muajsh të tërë izolim, ndërkohë që vaksinimi po merr jetë.
Pasaporta e vaksinës mund të çojë në hapjen e restoranteve, bareve, kinemave dhe ambienteve të tjera të argëtimit, mbyllja e të cilëve ka shkaktuar jo pak probleme. Edhe kompani teknologjike po përpiqen të përfshihen duke zhvilluar aplikacione në smartfonë apo portofolë digjitalë, në të cilët individët mund të upload-ojnë detajet e testeve të koronavirusit apo vaksinimit, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
E gjithë kjo po mbështetet gjithnjë e më shumë nga industria e udhëtimeve. Organizata botërore e turizmit, ka bërë apel këtë javë për miratimin e pasaportës së vaksinës, si pjesë e masave më të gjera që do të kthenin botën sërish tek udhëtimet. Por sidoqoftë, koncepti i pasaportës së imunitetit, mbetet ende në perspektivë dhe mund të mos jetë në dispozicion për pushimet e verës së këtij viti.
Ideja u diskutua gjerësisht edhe në Bruksel, por pavarësisht dakordësisë për të ka edhe shqetësime se përdorimi i një pasaporte vaksinimi për të lehtësuar udhëtimet mund të rezultojë në trajtimin e të pavaksinuarve si qytetarë të dorës së dytë.
Kjo do të çonte në skenarë ku restorantet apo baret do të kërkonin provën e vaksinimit për klientët që kërkojnë thjesht një gotë verë, ose kompanitë e udhëtimit që i privojnë shërbimin të pavaksinuarve.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














