Lajme
Shtrëngohen edhe më tej masat ndaj Covid -19 në Austri
Një nga masat e reja është që, banorët në Austri obligohen të bartin maskën FFP2.
Pavarësisht masave të rrepta, në Austri numri i të infektuarave vazhdon të jetë i madh. Për këtë arsye qeveria austriake do të ashpërsojë edhe më tej masat, shkruan heute.at, përcjell albinfo.at.
- Zgjatje e distancës minimale
Nga e hëna, (25 janar), distanca mes njerëzve në të gjitha hapësirat publike duhet të jetë së paku dy metra nga njëri-tjetri. Vetëm personat që jetojnë në të njëjtën shtëpi, të afërm të ngushtë apo partnerë që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, përjashtohen nga rregullorja. Të tjerët, të cilët nuk iu përmbahen kësaj rregullore, pason dënimi: 50 euro
- Detyrim i bartjes së maskës FFP2
Në supermarkete, transportin publik, farmaci, zyra shërbyese dhe posta, në banka dhe vende të tjera të ngjashme, mund të hyni vetëm me një maskë mbrojtëse FFP2. Maskat FFP2, të cilat kanë një çmim shumë të shtrenjtë, ofrohen nëpër supermarkete me një çmim mjaft të volitshëm, prej 59 cent. Disa rrjete të supermarketeve në Austri, në tri ditët e para kanë premtuar se do të dhurojnë falas maska për klientët e tyre. Ata që nuk i përmbahen kësaj rregulloreje, gjobiten me: 25 euro.
- Teste javore
Profesione e caktuara, të cilat kanë kontakte të drejtpërdrejta me njerëz të tjerë, obligohen të bëjnë teste javore ndaj koronavirusit. Këto përfshijnë, për shembull: Sektorin e shëndetësisë, tregtinë, sektorin e shërbimeve, kompanitë e transportit, mësuesit, mësuesit e çerdheve dhe punonjësit publikë.
Të gjitha rregulloret e tjera mbesin të njëjtat në fuqi deri së paku më 8 shkurt.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










