Lajme
Gati 100 milionë raste me koronavirus në botë
Bota po i afrohet shifrës prej 100 milionë rastesh të diagnostikuara me koronavirus.
Universiteti Johns Hopkins njoftoi sot se numri i të infektuarve i ka kaluar 98 milionë vetë dhe se COVID-i ka shkaktuar mbi 2 milionë vdekje.
Ekspertët shpresojnë se me ngrohjen e motit në hemisferën veriore, do të ulet vala e infeksioneve.
Të premten vendet evropiane u tronditën nga njoftimi i kompanisë farmaceutike AstraZeneca se nuk do të arrinte të përmbushte premtimet për dërgimin e sasisë fillestare të vaksinave.
Kompania njoftoi përmes një deklarate se si rezultat i problemeve në sistemin e furnizimeve, nuk ka arritur të prodhojë ende sasinë e parashikuar, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Edhe kompania Pfizer\BioNTech ka njoftuar vonesa në përmbushjen e dërgesave të premtuara gjë që po ngadalëson ritmet e vaksinimit.
Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Joe Biden ka nënshkruar urdhra të rinj ekzekutivë për të ndihmuar amerikanët e goditur rëndë ekonomikisht nga pandemia.
Fushata e vaksinimeve në SHBA ka hasur në disa probleme përfshirë në infrastrukturën e shpërndarjes, dështime institucionale si dhe mungesa në furnizimet me vaksina duke anuluar planet për imunizim të shumë amerikanëve.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












