Lajme
Twitteri bllokon llogarinë e ambasadës kineze në SHBA
Rrjeti social Twitter bllokoi llogarinë e ambasadës kineze në SHBA, pas një postimi që mbronte politikat e Pekinit në Xinjiang, për çka platforma e medias sociale tha se po shkel politikat e saj.
Ditët e fundit, llogaria e përfaqësimit diplomatik (@ChineseEmbinUS) kishte botuar një postim ku thuhej se ujgurët etnikë nuk ishin më “makina për fëmijë”, duke cituar një studim nga gazeta shtetërore ”China Daily”.
Kina thotë se është “e shqetësuar” për këtë bllok.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying tha se autoritetet kineze ishin “të hutuara nga lëvizja”.
”Shpresojmë që Twitteri nuk miraton standarde të dyfishta për rastin dhe se mund të dallojë dezinformimin nga e vërteta”, shtoi ai.
Pezullimi i llogarisë u vendos edhe kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte 88 milionë ndjekës duke përmendur rrezikun e dhunës pasi mbështetësit e tij sulmuan Capitol Hillin.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












