Lajme
Varianti i ri i virusit mund t’u rezistojë vaksinave
Varianti i ri i virusit që e shkakton sëmundjen COVID-19, i cili është identifikuar në Afrikën Jugore, mund t’u bishtnojë antitrupave që e sulmojnë atë nëpërmjet trajtimit me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar dhe mund po ashtu ta ulë efikasitetin e vaksinave të zhvilluara deri më tani, kanë bërë të ditur të enjten shkencëtarët në Johannesburg, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Studiuesit janë duke garuar për të vërtetuar nëse vaksinat që tashmë janë shpërndarë nëpër botë janë efektive kundër të ashtuquajturit varianti 501Y.V2, i identifikuar nga ekspertët afrikano-jugorë të gjenomikës në fund të vitit të kaluar.
“Kjo linjë virusale arrin që t’i shmangë tërësisht tri klasat e antitrupave relevante terapeutike monoklonale”, thuhet në studimin e publikuar në gazetën “bioRxiv”, nga ekipi i shkencëtarëve të tri universiteteve në Afrikën Jugore që kanë bashkëpunuar me Institutin Kombëtar për Sëmundje Ngjitëse.
“Për më tepër, varianti 501Y.V2 shpërfaq aftësi të shmangies rrënjësore apo të plotë të antitrupave neutralizues që gjenden në plazmën e pacientëve të shëruar nga COVID-19”, kanë shkruar ata, duke shtuar se përfundimet e tyre “vënë në pah mundësinë e riinfektimit në të ardhmen dhe gjasat për uljen e shkallës së efikasitetit të vaksinave të gjertanishme”.
Varianti 501Y.V2 është 50 për qind më infektues sesa të mëhershmit, kanë thënë studiuesit nga Afrika Jugore.
Rastet e infektimeve me këtë variant të ri të koronavirusit tashmë janë raportuar në të paktën 20 vende, qyshkur rastet e para të tilla janë evidentuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në fund të dhjetorit të shkuar.
Ky është vetëm një prej disa varianteve të reja që janë zbuluar gjatë muajve të fundit, përfshirë edhe ato që janë zbuluar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe pastaj edhe në Brazil.
Varianti është shkaktari kryesor i valës së dytë të COVID-19 në Afrikën Jugore, vend ky që ka shënuar që atëherë shifër mesatare të rasteve të reja ditore prej rreth 21.000 sosh në fillim të këtij muaji. Ky bilanc është dukshëm më i lartë sesa gjatë valës së parë të pandemisë, kur regjistroheshin rreth 12.000 raste në ditë.
Plazma rikuperuese nga gjaku i pacientëve të shëruar më herët nga sëmundja nuk është dëshmuar si trajtim efektiv kundër COVID-19, kur është përdorur tek pacientët e sëmurë rëndë që kishin nevojë për kujdes intensiv. Megjithëkëtë, një trajtim i tillë tashmë është miratuar për përdorim në disa vende, si masë emergjente.
Shkencëtarët dhe politikanët britanikë tash e sa kohë kanë shprehur shqetësimin se vaksinat që tashmë po shpërndahen apo po zhvillohen mund të jenë më pak efektive kundër variantit.
Sipas studimit të kryer nga ekipi afrikano-jugor dhe CDC-ja në SHBA, mbetet ende që të konstatohet saktë në rast se vaksinat e deritanishme veprojnë përnjëmend kundër 501Y.V2.
- Kjo gjë, sipas tyre, mund të verifikohet vetëm nëpërmjet testimeve klinike të shkallës më të lartë. Por rezultatet kanë shfaqur nevojën për krijimin e vaksinave të reja, të cilat do ta pengonin apo edhe ndalonin tërësisht rrezikun në ardhje.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













