Lajme
Reagojnë mjekët nga Diaspora: Të mos përdoret “Ivermektina” për trajtimin e personave me Covid
Maqedonia e Veriut ka filluar të përdorë “Ivermektinen” për trajtimin e personave me Covid, prandaj ka pasuar një reagim i Mjekëve nga diaspora, të cilët sugjerojnë që ky ilaç të mos përdoret për trajtimin e këtyre personave
Në një video mesazh nga Federata e Mjekëve nga Diaspora thuhet se para disa ditësh Maqedonia e Veriut ka filluar të përdorë “Ivermektinen” për trajtimin e personave që prekën nga koronavrusi. Preparati i cili njihet për trajtimin e paraziteve dhe zgjebës gjendet tashmë në çdo farmaci me një çmim të ulët, por mjekët në Evropë thonë se kjo është e ndaluar të përdoret nga OBSH, transmeton albinfo.ch.
Aurora Meta-Dollenberg, mjeke në Gjermani dhe kryetare e Federatës “AMFE”, është e njohur për të gjithë, pasiqë gjatë gjithë kësaj kohe pandemie ka dhënë kontributin e saj për vendlindjen, qoftë përmes këshillave, platformave dhe protokolleve të ndryshme.
Ajo gjatë karrierës së saj ka kryer tri specializime në Gjermani si Specialiste e Mjekësisë së Familjes, pasaj edhe e Mjekësisë së Urgjencës dhe Psikoterapisë.
Në një video mesazh ajo tregon se “Ivermektina” është një medikament që sulmon në mënyrë masive melçinë dhe veshkat, deri në isuficen hepatike ose renale, prandaj si pasojë e këtyre efekteve shumë të rrezikshme për shëndetit, edhe OBSH-ja e strukturat e tjera mjekësore e kanë ndaluar për trajtimin e virusit Covid.
“Evidencat klinike thonë se ka pasur në rastet e pacientëv në Afrikë dhe përmirësime, por duke qenë se kostoja që paguan pacienti me shëndetin e vete është shumë e lartë në Evropë, është përdorur ky medikament. Duhet theksuar se është e ndaluar nëse Maqedonia e ka bërë këtë, duhet të marr parasysh edhe efektet anësore dhe t’u përgjigjet pacientëve për të gjithë komplikacionet e mundeshme që mund të shfaq edhe në aspektin juridik”, thotë Aurora Dollenberg.
Nga ana tjetër, sipas saj, Shqipëri aktualisht po përdor për trajtimin e të sëmuarve me Covid skema të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësis dhe që ndiqet në gjithë Evropën. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












