Si do të ecet më tej në Gjermani në luftën kundër pandemisë? Për këtë kancelarja gjermane Angela Merkel u konsultua me kryeministrat e landeve federale në një seancë maratonë prej më shumë se shtatë orësh.
Rezultatet e para të bëra publike të takimit janë:
Masat kufizuese që ishin në fuqi deri në fund të janarit, do të shtyhen deri më 14 shkurt.
– Edhe shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.
– Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.
-Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet – një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.
– Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë.
– Takimet: Kufizimi i kontaktit tutje i reduktuar në një person. Mundësisht kontakte të pakta.
– Detyrimi i përdorimit të maskës: Jo maskë prej tekstili, por përdorim i maskës mjekësore, gjatë blerjes dhe transportit publik.
– ÖPNV: më pak autobusë dhe trena në transportin publik lokal.
– Homeoffice: Punëdhënësit do të detyrohen të mundësojnë -punën nga shtëpia- aty ku është e mundur.
– Kufizimet e lëvizjes së lirë: brenda segmentit 15 km nga vendi i banimit, gjithashtu edhe jashtë zonave tē rrezikuara.
– Grupet e rrezikut: Më shumë mbrojtje për shtëpitë e përkujdesjes dhe shtëpitë e të moshuarve.
"Had the virus variants already spread in [Germany], the infection numbers could have exploded," Chancellor Angela Merkel explained the decision to extend a current lockdown.
"This would put our hospitals in a situation that's difficult to control." pic.twitter.com/mDy0R2YQCH
— DW News (@dwnews) January 20, 2021