Lajme
Parlamenti gjerman rrit sigurinë pas trazirave në Kongres të SHBA-së
Masat e sigurisë janë rritur në Parlamentin e Gjermanisë pas trazirave në Kongresin në SHBA këtë javë.
Presidenti i Bundestagut të Gjermanisë, Dhomës së Ulët të Parlamentit gjerman, i ka njoftuar deputetët për shtimin e masave të sigurisë, njofton “Bild am Sonntag”, përcjell Albinfo.ch.
“Policia e Berlinit ka aranzhuar shtimin e forcave të sigurisë rreth ndërtesës së Reichstagut”, ka shkruar Wolfgang Schaeuble, në një letër drejtuar deputetëve.
Zëdhënësja e Bundestagut ka konfirmuar se Schaeuble u ka shkruar letër deputetëve për t’i informuar për situatën, por nuk ka komentuar më tutje.
“Bild am Sonntag” po ashtu ka raportuar se Schaeuble i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme një raport për dhunën në Washington dhe “të qartësojë me qeverinë federale dhe shtetin e Berlinit se çfarë konkludime duhet të merren për sigurinë në Bundestag”.
Përkrahësit e zemëruar pro-Donald Trump, të mërkurën u futën në Kongresin në SHBA, ku po certifikohej rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Pesë persona kanë vdekur nga trazirat, përfshirë një polic.
Në Berlin, protestuesit kundër masave të vendosura nga Qeveria për ta luftuar pandeminë, ishin ngjitur deri në shkallët e ndërtesës së Parlamentit në gusht.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










