Portrete të firmave
“Beauty Sisters” dhe salloni i tyre i bukurisë
“Nëse keni një ëndërr, mos lejoni askënd t’jua prishë”. Kështu thonë tri motrat me prejardhje nga Tetova, me qëndrim në Rorschach, Zvicër: Jetmira, Bekimja dhe Arta.
Ju duhet të besoni në veten tuaj. Nëse keni një shans para vetes, shfrytëzojeni dhe realizoni idenë tuaj të biznesit. Për të gjitha femrat, qofshin ato nga Maqedonia, Kosova ose Shqipëria, nëse keni një ëndërr, mos lejoni askënd t’jua heqë atë. Kështu, ato kanë realizuar ëndrrën e tyre të fëmijërisë dhe sot festojnë njëvjetorin e hapjes së studios së bukurisë me emrin atraktiv, Beauty Sisters.
Bukuria pa grim është një bukuri relative. Nëse dëshironi të dukeni të bukura, ta zëmë, si gratë e Hollywoodit, ju duhet të vini pak grim. Këtë më së miri mund ta bëni nëse vizitoni një studio bukurie. Të tilla ka shumë, kudo. Por jo të gjitha ofrojnë shërbime të përkryera dhe e përjetojnë këtë profesion aq afër si tri motrat tetovare. Mila, Bea dhe Arta janë specialiste të bukurisë, estetikës dhe kozmetikës medicinale.
Ato përdorin emra artistikë për t`i ndarë më lehtë shërbimet dhe që të jenë më të dallueshme për klientelën.
Në shtëpi Mila është Jetmire, nënë e dy fëmijëve. Bea është Bekime, nënë e një fëmije, ashtu siç është edhe Arta, nënë e një fëmije. Tri motrat tetovare janë rritur në Grac të Austrisë dhe që të trija janë shkolluar e diplomuar për kozmetikë dhe trajtime bukurie. Ato kanë një kreativitet të gjerë dhe janë ambicioze në profesionin që ushtrojnë.
Mila, Bea dhe Arta kanë hapur para një viti studion e bukurisë dhe i kanë vënë emrin Beauty Sisters, duke dizajnuar një logo figurative që paraqet tri motrat tetovare. Salloni i bukurisë ka një pamje të mahnitshme dhe gjendet në njërin nga tre rrokaqiejtë modernë që janë ndërtuar së fundmi në Rorschach, qytet ky që shtrihet buzë liqenit Bodensee.
„Ne jemi motra dhe bukurisë gjithmonë i kemi kushtuar shumë rëndësi“, tregon Arta, e cila për çdo gjë mbanë shënime. Ajo është e zgjuar dhe plot vetëbesim. „Përmes punës sonë cilësore dhe trajtimeve profesionale, ne ju japim klientëve tona të bukura edhe më shumë vetëbesim e bukuri“, shton Arta.
Hapja e një salloni bukurie, ishte për to më tepër se një ide. “Ishte një ëndërr e kamotshme që ne tri motrat e ëndërronim që nga fëmijëria”, tregojnë motrat tetovare të vëtëdijshme për konkurrencën e fort që dominon në këtë profesion. “Por dëshira dhe pasioni që kemi për këtë punë na dallon nga të tjerët. Ne jemi një studio që kemi në menynë tonë të shërbimeve një listë të gjerë trajtimesh, ku secila nga ne është profesioniste në fushën e vet“.
Beauty Sisters ofron shërbimet speciale për të dyja gjinitë, pa dallim mosheje “Ne u kushtojmë vëmendje totale klienteve në mënyrë që të ndjehen rehat e të relaksuar kur të dalin nga studio Beauty Sisters”.
Në Beaty Sisters ju mund të merrni këto shërbime:
Trajtime klasike të fytyrës, mbushje me Hyaluron të buzëve, korrekturë të hundës, faqeve, nofullës etj. BB Glow, Microneedeling, Mbjellje qerpikëve, Microblading si dhe regullim nusërie, Make-up për çdo event. Trajtime lëkure kundër celulitit dhe depilime.
Kush janë motrat Beaty Sisters?
Ato janë rritur në Austri, por janë me prejardhje nga rrethi i Tetovës.
Motra e madhe, Mila, jeton prej 19 viteve në Zvicër. Ajo ka kryer zanatin e kozmetikës në Austri dhe pastaj në Zvicër iu ka kushtuar kosmetikës medicinale, ku ka diplomuar.
Bea është eksperte për zgjatjen e qerpikëve dhe një artsite e vërtetë për make-up. Ajo i bën nuset e lumtura të duken edhe më të lumtura. Shkollimin dhe diplomimin për këto trajtime i ka kryer në Zvicër. Ndërkaq Arta është e lindur për marketing dhe komunikacion. Ajo lehtëson shumë punën, duke marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e studios.
Beautysister
Stadwald 5
9400 Rorschach
T 076 390 09 67
[email protected]
www.beauty-sisters.ch
Shkrim i sponzorizuar
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











