Shqipëria
Shqipërisë po i ikën “truri”
Shqipëria renditet edhe ndër 10 vendet e para në botë për normën e emigracionit të personave me aftësi të larta
Shqipëria renditet e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016.
Kjo sipas një raport të vitit 2020 të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Sic raporton gazeta Monitor nga Tirana për periudhën në fjalë, rritja e normës së emigrimit të personave me aftësi të larta është 14.6 pikë përqindje (pp), pas Liberisë (27.9) dhe Butanit (15.4) dhe në të njëjtin nivel me Moldavinë. Pas Shqipërisë renditet Rumania, me rritje 11.8pp.
Në përgjithësi, gjithë Ballkanit i kanë ikur intelektualët. Për Bosnjën, rritja është 11.5pp, për Maqedoninë e Veriut 10pp.
Shqipëria renditet edhe ndër 10 vendet e para në botë për normën e emigracionit të personave me aftësi të larta, duke e pasur këtë tregues 38.1%, që sipas tabelës së OECD pozicionohet në vendin e tetë në botë për normën e largimit të intelektualëve.
Shqipëria prej dekadash është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e të cilit nuk po njeh zbutje, por ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante.
Emigracioni është një fenomen që prek vendet me të ardhura të ulëta dhe të gjitha shtresat e popullsisë, por të arsimuarit kanë prirje për të emigruar më shumë.
Sipas raportit, në Europë, vendet e Ballkanit janë ndër burimet më të mëdha të migrantëve.
Për shembull, Shqipëria ka një normë totale emigrimi prej 29%, Bosnjë dhe Hercegovina prej 20% dhe Maqedonia e Veriut prej 18%.
Në përgjithësi, nivelet e emigracionit të personave me arsim të lartë janë pothuajse gjithmonë më të larta se nivelet totale të emigracionit. Kjo përzgjedhje pozitive e migrantëve është e lidhur me disa faktorë: jo vetëm individët me arsim të lartë zakonisht kanë më shumë mundësi financiare për t’u angazhuar në migracionin ndër-shtetëror sesa kolegët me kulifikim më të ulët, por gjithashtu shumë vende të OECD kanë miratuar politika më të favorshme migrimi për personat me aftësi të larta.
Shkalla e përgjithshme e emigrimit të individëve me arsim të lartë drejt vendeve me mirëqenie të lartë, OECD, është 16% në 2015-16. Tek të arsimuarit me arsim te mesëm është 5%.
Megjithatë, ka ndryshime të mëdha në të gjithë vendet e origjinës. Për shembull, vende të tilla si Mozambiku dhe Somalia kanë shkallë të lartë të emigracionit me afërsisht 30%, dhe këto dyfishohen në mbi 66% në rastin e Trinidad dhe Tobago dhe Guajana.
Ndërsa sa i përket numrit të lartë të emigrantëve të arsimuar drejt zonës së OECD, India kryeson me mbi 3 milionë emigrantë me nivel të lartë të arsimit, të ndjekur nga Kina (2 milionë) dhe Filipine (1.8 milionë).
Vetë vendet e OECD-së kanë një numër të madh të personave të arsimuar që punojnë në vende të tjera. Afërsisht 1.4 milionë gjermanë dhe 1.7 milionë britanikë me diploma universitare banojnë në vendet e tjera të OECD-së.
Në mesin e të arsimuarve me nivel të ulët, shkalla e emigracionit është 5.4% për burrat dhe 5.8% për gratë.
Ndër të arsimuarit e lartë, shkalla i emigrimit të burrave dhe grave është pothuajse identik në 8.6%.
Një studim i mëparshëm i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Russell King, tregoi se Shqipëria renditet në mesin e e vendeve për emigracion të lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.
Numri i studentëve shqiptarë në vendet e OECD u rrit me 430% në vitin 2016 në raport me vitet 2000.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











