Koronavirusi: çast pas çasti
Shefi i Audi refuzon ndihmën shtetërore për industrinë automobilistike
"Nuk është tragjike që kemi dhjetë për qind më pak vëllim të shitjes. Ne mund ta përballojmë këtë, dhe pastaj vazhdojmë"
CEO i gjigantit gjerman të prodhimit të makinave “Audi”, Markus Duesmann refuzon ndihmën për koronavirus nga shteti gjerman për industrinë të cilës i takon ai.
“Unë do ta konsideroja të paturpshme të vazhdoja promovimin e industrisë së automobilave”, ka thënë ai për gazetën “Süddeutsche Zeitung (botimi i së shtunës), transmeton albinfo.ch. “Korona na i largon plotësisht fitimet, e vërtetë. Por pothuajse të gjitha kompanitë – prodhuesit dhe furnizuesit e sferës së prodhimit dhe shitjes së makinave- mund të mbijetojnë”.
Ndryshe është, për shembull, në degët e hotelierisë dhe atë të organizimit të ngjarjeve, në të cilat shumë kompani duhet të mbyllen përgjithmonë. “Kjo më dhemb shumë. Është tragjike. Ndërsa nuk është tragjike që kemi dhjetë për qind më pak vëllim të shitjes. Ne mund ta përballojmë këtë, dhe pastaj vazhdojmë “.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












