Shqipëria
Shtetasi i Maqedonisë dyshohet për vrasjen e dy grave në Tiranë
Mediat nga Shqipëria shkruajnë se një shtetas i Maqedonisë dyshohet se sot para dite, rreth orës 10:20, në shtëpinë e tyre në Tiranë ka vrarë Kristina Bardhin, me të cilën ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore dhe motrën e saj, Zahneta Metani, përcjell albinfo.ch.
Vrasja e dyfishtë, sipas policisë, ka ndodhur në shtëpinë në të cilën kanë jetuar në lagjen “Astir” në Tiranë.
Në vendim e ngjarjes ishte drejtori i policisë së Tiranës, i cili tha se është lëshuar urdhër arrest dhe apeloi secili që ka informacione të lajmërojë policinë.
“Autori i vrasjes së dyfishtë është Perparim Ademi (59) nga Maqedonia Veriore. Ai gjuajti disa plumba nga një armë automatike, të cilën e la në vendin e ngjarjes dhe është arratisur. Forca të mëdha policie janë angazhuar për të zbuluar atë. Ne gjithashtu publikuam një foto të tij dhe i bëj thirrje kujtdo që mund të ndihmojë në gjetjen e tij”, apeloi Jaupi.
Ai shtoi se para disa vitesh Përparimi e ka ndërruar mbiemrin nga Tela në Ademi.
“Perparim Ademi ndryshoi mbiemrin që kishte deri atëherë, pra Tela. Ai e kreu vrasjen para fëmijëve të njërës prej motrave. Motivi fillestar është se deri te ngjarja ka ardhur për shkak të një grindje me një nga motrat për vazhdimin e bashkimit martesor”, tha Jaupi.
Ai potencoi se janë informuar të gjitha stacionet e policisë në vend, ndërsa është realizuar kontakt edhe me kolegët e Maqedonisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














