Lajme
Sa u kushton shporta e Vitit të Ri shqiptarëve?
Pas një viti të vështirë, për shkak të pandemisë dhe ndalimit të organizimit të festimeve jashtë, shqiptarët do ta presin Vitin e Ri në shtëpi, duke festuar në mënyrë tradicionale. Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, qytetarët po bëjnë blerjet për përgatitjen e tryezës festive.
Për familjet shqiptare gjeli i detit dhe bakllavaja janë dy gatimet që nuk duhet t’i mungojnë festës, ndonëse jo të gjithë kanë mundësi t’i blejnë. Çmimi i gjelit të detit sot në treg është 700 lekë kg. Një gjel me peshë mesatare pesë deri në gjashtë kg kushton 3500-4200 lekë. Tregtarët thonë se pavarësisht se çmimi është më i lirë se vitin e kaluar, blerje nuk ka.
“Me 700 lekë kilogrami. Shumë pak. Vjet ka qenë më mirë, vjet ka qenë 800 lekë dhe në fund fare shkoi 900 lekë dhe 1000. Tani 700 dhe s’ka treg, ka shumë pak shitje”, thonë tregtarët, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Për pensionistët dhe shtresat në nevojë, blerja e gjelit të detit është e pamundur. Ata thonë se do ta zëvendësojnë atë me një pulë të thjeshtë.
“Jo, nuk e kemi blerë, se nuk kemi mundësi pasi janë shumë shtrenjtë çmimet. Nuk kemi mundësi, me invaliditet jemi. Ne do ta zëvendësojmë me një pulë fshati nga ato të supermarketit”, thonë pensionistët.
“Do blej nja dy kilogramë mish dhe boll janë, gjelin e detit s’e blej dot, boll të marr një kilogram mish”, shtoi një tjetër.
Bakllavaja, e cila në pastiçeri shitet me peshë, kushton 900 lekë kilogrami. Çmimet për një ëmbëlsirë mesatare variojnë nga 2500-3500 lekë.
“Kushton 900 lekë kilogrami. Kjo është afërsisht 1.5 kg. Nuk është se ka pasur një kërkesë të lartë, siç ka pasur viteve të tjera, pasi është dhe kjo periudha e pandemisë që nuk i lejon të shpenzojnë shumë, pasi kushtet e jetesës janë minimale”, tregon një shitëse.
Pa dyshim që tryezës festive i shtohen frutat dhe perimet, të cilat së bashku llogariten në vlerën 2000 lekë. Çmimet e fruta-perimeve, deri tani nuk kanë pësuar rritje. Kjo për shkak se edhe fuqia blerëse, sipas tregtarëve, ka rënë.
“Çmimet janë përtokë komplet dhe blerje nuk ka. Ka rënë shumë në krahasim me vitet e tjera. Ndoshta prej virusit, covidit. Tregu kombinat ka çmimet më të lira në të gjithë Tiranën dhe prapë nuk ka ndonjë punë të madhe”, shprehet një tregtar i fruta-perimeve.
Pa dyshim që festa nuk ka kuptim pa bërë gëzuar dhe kur bëhet fjalë për pijet, ato serviren në çmime të ndryshme, në varësi të cilësisë. Mesatarisht, një familje me të ardhura mesatare shpenzon për pije nga 2000-5000 lekë. Nga një llogari e thjeshtë rezulton se shpenzimet e festës së fund vitit do t`i kushtojnë një familjeje shqiptare nga 10 000-14 700 lekë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












