Lajme
Sot fillon vaksinimi edhe në Itali, Greqi, Finlandë, Bullgari

Në të njëjtën ditë startojnë me vaksinim kundër Covid-19 Athina, Roma, Helsinki, Sofja, përcjell albinfo.ch.
Vaksinimi është i qasshëm në të njëjtën kohë për të gjitha anëtaret e BE-së. Janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinës, respektivisht për rreth 450 milionë njerëz.
“Hapim një faqe të re për këtë vit të vështirë. Sot është dita për dërgesë, kurse nesër është dita kur do të fillojë vaksinimi. Vaksinimi kundër Covid-19 nis në gjithë BE”, deklaroi Ursulla Fon Der Llajen kryetare e KE-së.
Ajo tha se janë siguruar vaksina për fqinjët në Zonën Ekonomike Evropiane, siç janë Islanda dhe Norvegjia. Sa u takon vendeve rreth nesh, ato tashmë i kanë marrë dozat e para. Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Greqia i kanë në dispozicion vaksinat, kurse përgatitet edhe procesi i vaksinimit. Por, edhe Serbia fqinje, e cila nuk është pjesë e familjes evropiane dy ditë më parë filloi me vaksinën “Fajzer”. Kjo kompani ishte e para që mori leje për përdorim urgjent të vaksinës së saj.
Edhe sipas sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari, i cili me profesion është mjek, tha se kjo vaksinë është më e sigurta.
Sipas tij, gati 90% e vendeve në botë tashmë janë duke e përdorur vaksinën “Fajzer”. Taravari, para disa ditësh fitoi luftën kundër virusit dhe thotë se është për të ardhur keq që në vendin tonë furnizimi po vonon.
“Fatkeqësisht ende nuk e dimë kur do të vijë vaksina në Maqedoni. Kjo është e trishtueshme. Ne jemi si një zorrë e verbër në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor. Shumica e vendeve përreth nesh i sigurojnë vaksinat, në disa vende tashmë kanë mbërritur dhe do të fillojnë të vaksinojnë, disa para e disa pas Vitit të Ri. Por, te ne ka supozime se mund të fillojmë në mars, por edhe ky afat është nën pikëpyetje e madhe nëse do të arrijmë ta bëjmë këtë edhe në mars. Unë nuk do të doja, sinqerisht e them këtë, të vonojmë dhe kjo të ndodhë në prill, maj, qershor, korrik ose më vonë. Kjo do të ishte katastrofike për vendin tonë”, tha Taravari.
Antonijo Miloshoski nga VMRO-DPMNE, thotë se qytetarët kanë të drejtë ta padisin shtetin për rrezikim të jetës dhe shëndetit të tyre për shkak të vonesës së vaksinës.
“Çdo qytetar ose familje që do të kenë pasoja më serioze shëndetësore nga Covid-19 ose në rast se ndodh epilog tragjik për jetën e qytetarit, ka të drejtën ligjore ta padisë shtetin për këtë dhe ai/ajo ose familja e ngushtë të kërkojë dëmshpërblim”, tha Milloshovski.
Nga Qeveria tashmë disa herë paralajmëruan se 800.000 doza të vaksinës kundër Covid-19 do të mbërrijnë në fillim të vitit 2021, duke shtuar se ato janë siguruar përmes sistemit Kovaks. Bullgaria ka vendosur të dhurojë një sasi të caktuar vaksinash, kurse vazhdojnë edhe negociatat për furnizim të drejtpërdrejtë nga prodhuesit. Por, ende nuk dihet saktësisht se kur do të fillojë vaksinimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Austri
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave Policia e Vjenës duhet të vazhdojë të shtrëngojë rripat, me prerje të mëtejshme. Që nga korriku,...
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Austri: Shpenzimet e shëndetësisë rriten me 8% në 57 miliardë euro në 2024-ën
-
Të hënën varroset Lea Bajrami, vajza që u vra gjatë një sulmi në një shkollë të Grazit
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit”