Koronavirusi: çast pas çasti
Për sa kohë jeni imun nëse e merrni vaksinën
Rezultatet ishin një lajm i mirë për efikasitetin e vaksinës dhe gjithashtu shpjegojnë se përse ka pak njerëz që ri-infektohen nga virusi
Njerëzit që krijojnë imunitet ndaj koronavirusit gëzojnë mbrojtje relativisht afatgjatë ndaj sëmundjes, thanë shkencëtarët në Australi, duke sugjeruar se vaksinat mund të jenë efektive për një kohë të konsiderueshme.
Universiteti Monash në Melbourne tha se studiuesit e tij zbuluan se anti-trupat e krijuar mbrojnë nga infeksioni për të paktën tetë muaj.
Kërkimi i tyre i publikuar në revistën mjekësore Science Immunology, thuhet se eshte “prova më e fortë” deri tani se injeksionet e koronavirusit mund të jenë një zgjidhje e krizës.
Studime të mëparshme sugjeronin se anti-trupat e Covid-19 nisnin të zhdukeshin brenda disa muajve ose edhe disa javëve, transmeton TCH.
Por studimi i ri tregonte se disa qeliza specifike të sistemit imunitar të quajtura “memorie B”, ‘mbanin mend’ infeksionin e shkaktuar nga virusi dhe aktivizonin reagimin imunitar në rast ri-ekspozimi ndaj tij, përcjell albinfo.ch.
Studimi ekzaminonte 25 pacientë Covid-19, duke marrë 36 mostra gjaku prej tyre, katër ditë pas infeksionit, dhe më vonë 242 ditë pas infeksionit fillestar.
Kërkuesit thonin se virusi niste të zbehej 20 ditë pas infeksionit, por qelizat ‘memorie B’ specifike për Covid-19 mbeteshin të qëndrueshme për të paktën tetë muaj.
Rezultatet ishin një lajm i mirë për efikasitetin e vaksinës dhe gjithashtu shpjegojnë se përse ka pak njerëz që ri-infektohen nga virusi, tha Profesor Menno van Zelm, imunolog i Monash University.
Megjithse ka një rang të pasur vaksinash të koronavirusit, ato kanë treguar se kanë krijuar imunitet ndaj tij, por nuk ishte e qartë se zgjaste kjo mbrojtje.
Tashmë çështja e re është efekti i vaksinave ndaj mutacioneve të virusit që po shfaqen, për çka kreu i grupit prodhues BioNTech, Ugur Sahin tha se kompania gjermane do të ketë së shpejti vaksinën kundër variantit të ri të shfaqur në Britani, edhe pse kishte besim që vaksina e prodhuar ne bashkepunim me Pfizer, është efektive për momentin.
Kreu i vaksinës ruse Sputnik V, Kirill Dmitriev gjithashtu tha se vaksina e tyre është efektive ndaj variantit të ri koronavirusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













