Lajme
Paralajmërohen ‘viruse të tjera vdekjeprurëse’
Profesori Jean-Jacques Muyembe Tamfum, i cili ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola më 1976, i cili është në vijën e parë të kërkimit të patogjenëve, paralajmëron viruse të tjera të rrezikshme për njerëzimin.
Njerëzimi përballet me një numër të panjohur të viruseve të reja dhe potencialisht fatale që dalin nga pyjet tropikale të Afrikës, sipas profesorit Jean-Jacques Muyembe Tamfum, i cili ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola në vitin 1976 dhe që prej asaj kohe ka qenë në vijën e parë të kërkimit të patogjenëve të rinj.
“Tani jemi në një botë ku do të dalin patogjenë të rinj dhe kjo është ajo që përbën një kërcënim për njerëzimin”, i tha ai CNN-it, përcjell albinfo.ch.
Si një studiues i ri, Muyembe mori mostrat e para të gjakut nga viktimat e një sëmundjeje misterioze që shkaktoi hemorragji dhe vrau rreth 88% të pacientëve dhe 80% të stafit, të cilët ishin duke punuar në Spitalin Yambuku, kur sëmundja u zbulua për herë të parë.
Provëzat e gjakut u dërguan në Belgjikë dhe SHBA, ku shkencëtarët gjetën një virus në formë krimbi. Ata e quajtën atë “Ebola”, pas lumit ku sëmundja u zbulua për herë të parë.
Identifikimi i saj u mbështet në një zinxhir që lidhte pjesët më të largëta të pyjeve të Afrikës me laboratorët e teknologjisë së lartë në Perëndim.
Tani, Perëndimi duhet të mbështetet te shkencëtarët afrikanë në Kongo dhe gjetkë, për të vepruar si roje paralajmëruese kundër sëmundjeve të ardhshme.
Muyembe paralajmëroi për shumë sëmundje zoonotike, ato që kalojnë nga kafshët te njerëzit.
Ethet e verdha, format e ndryshme të gripit, bruceloza etj, janë ndër ato që kalojnë nga kafshët te njerëzit, shpesh përmes brejtësi ose një insekti. Ato kanë shkaktuar epidemi dhe pandemi më parë.
A mendon Muyembe se pandemi të ardhshme do jenë më keq se kjo e 2020-ës? “Po, kështu mendoj”, përgjigjet ai.
Që nga infeksioni i parë që kalonte nga kafsha te njeriu, njohur si “ethet e verdha”, që u identifikua në vitin 1901, shkencëtarët kanë gjetur të paktën 200 viruse të tjera që dihet se shkaktojnë sëmundje tek njerëzit.
Sipas një hulumtimi nga Mark Woolhouse, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut, specie të reja të viruseve po zbulohen me shpejtësi. Shumica e tyre e kanë origjinën nga kafshët.
Ekspertët thonë se numri në rritje i viruseve në zhvillim është kryesisht rezultat i shkatërrimit ekologjik dhe tregtisë së kafshëve të egra, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026














