Lajme
SHBA: Ka filluar shpërndarja e vaksinës Moderna
Sot në mëngjes në SHBA ngarkesat me vaksinën Moderna për koronavirusin nisën të dërgohen drejt objekteve të kujdesit shëndetësor, transmeton albinfo.ch.
Në më shumë se 3,700 destinacione të vendit do të bëhet shpërndarja e vaksinës Moderna dhe do të zgjerojë mjaft operacionet e nisura javën e kaluar me kompaninë Pfizer Inc.
Qeveria amerikane planifikon të shpërndajë brenda javës që vjen 5.9 milionë vaksina Moderna dhe 2 milionë vaksina Pfizer.
Nga ana tjetër, synimi ambicioz për të imunizuar para fundit të vitit 20 milionë amerikanë me dozën e parë të vaksinës që kërkon dy doza, mund të shtyhet deri në javën e parë të janarit, u tha gazetarëve gjenerali amerikan Gustave Perna.
Dje, kompania Moderna i transportoi vaksinat e para nga fabrikat e saj të prodhimit në Bloomington të shtetit Indiana për në magazinat e operuara nga firma McKesson për t’u paketuar në kontejnerë dhe për t’u ngarkuar në kamionë. Dërgesat do të fillojnë të arrijnë tek objektet shëndetësore të hënën, tha gjeneral Perna.
Shpërndarja e vaksinës Moderna do të zgjerojë ndjeshëm mundësinë e njerëzve për t’u imunizuar, ndërkohë që vdekjet e shkaktuara në SHBA nga koronavirusi arritën në më shumë se 310,000 javën e kaluar, 11 muaj pas rasteve të para të konfirmuara në vend.
Disa shtete amerikane kanë zgjedhur Modernën për zonat rurale, sepse kjo vaksinë mund të ruhet për 30 ditë në frigoriferë me temperaturë standarde. Ndërsa vaksina Pfizer duhet të transportohet dhe ruhet në -70 Celsius dhe mund të mbahet vetëm për pesë ditë në temperaturat standarde të frigoriferit.
Dozat e para po u jepen profesionistëve të shëndetit. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të vendosin tani se cila do të jetë kategoria e radhës që do të vaksinohet. Kategoritë që po shqyrtohen janë punonjësit e domosdoshëm, personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje ekzistuese.
/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












