Lajme
Cila është situata me koronavirus në Zvicër dhe ku po rriten rastet?
Me 951 raste për 100,000 banorë, kantoni i St. Gallen ka numrin më të lartë të infeksioneve. Pastaj vjen Ticino me 950 raste për 100,000 banorë
Ndërsa Krishtlindja po afrohet, infeksionet me Covid-19 në Zvicër mbeten të larta, veçanërisht në pjesë të caktuara të vendit. Këtu keni një vështrim në evolucionin e fundit të përhapjes së virusit
Të dhënat nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) tregojnë se cila është situata e fundit epidemiologjike në rajone të ndryshme të Zvicrës.
Më shumë se 4,270 raste të Covid-19 u raportuan në Zvicër më 15 Dhjetor.
Ndërsa ky numër është më i ulët sesa ishte në fund të Tetorit, kur rastet ditore arritën në 10,000, infeksionet “po ngecin në një nivel të lartë”, tha Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.
Epiqendra e pandemisë tani qëndron në pjesën lindore të Zvicrës, sipas BAG, përcjell albinfo.ch.
Me mbi 951 raste për 100,000 banorë, kantoni i St. Gallen ka numrin më të lartë të infeksioneve.
Tjetra është Ticino me gati 950 raste për 100,000, ndjekur nga Solothurn (762), Thurgau (775), Bazeli (738), Aargau (716) dhe Cyrih (705).
Ato janë të gjitha mbi mesataren e vendit prej 652 raste për 100,000.
Nga ana tjetër, rajoni frëngjishtfolës, i cili në fillim të nëntorit ishte ndër më të goditurit në Evropë, tani është shumë poshtë mesatares kombëtare.
Kjo rënie e numrave është për shkak të masave të rrepta që të gjitha kantonet në gjuhën frënge zbatuan për të frenuar përhapjen e infeksioneve.
Sa i përket shtrimeve në spital, numri më i lartë i pacientëve me sëmundje të lidhura me Covid në dy javët e fundit ka qenë në Ticino, ku shkalla është mbi 48 për 100,000.
Ky është kantoni i vetëm që shkalla e shtrimeve në spital tejkalon mesataren kombëtare të 49 rasteve për 100,000.
Numrat më të ulët janë në Zug (2.35) Jura (2.72), dhe Neuchâtel (2.83).
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













