Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania dëshiron që vaksina të jepet nga 23 dhjetori
Gjermania po përgatitet të hyjë në një izolim të pjesshëm, duke filluar nga e mërkura
Gjermania po i bën presion autoriteteve të BE-së të përshpejtojnë miratimin e vaksinës së koronavirusit, ndërkohë që vetë ajo po përballet me një rritje infektimesh, ndërsa në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur tashmë vaksinimi masiv.
Zyra e kancelares Angela Merkel dhe Ministria gjermane e Shëndetësisë, sipas raporteve duan që Agjencia Evropiane e Ilaçeve të afrojë datën e miratimit të vaksinës së Pfizer dhe Biontech duke e zhvendosur atë nga 29 dhjetori, kur është paralajmëruar, më 23 dhjetor.
Gazeta gjermane Bild citon burime të paidentifikuara që thonë se vonesa e miratimit të vaksinës nga rregullatori i BE-së po rrit shqetësimet për aftësinë e Bashkimit Evropian për të vepruar, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Irritimi i Berlinit është më i madh edhe për shkak se BionTech është një kompani gjermane ndërsa vetë Gjermania po përgatitet të hyjë në një izolim të pjesshëm, duke filluar nga e mërkura, me dyqanet jo të domosdoshme dhe shkollat që do të mbyllen dhe do të qëndrojnë kështu edhe për Krishtlindje dhe festën e Vitit të Ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















