Gjuha
Brukseli rrëfen përralla dhe legjenda shqiptare…
Qëllimi i “Përrallave dhe legjendave shqiptare” është ta promovojnë dhe mbrojnë pasurinë kulturore shqiptare, që në botë vazhdon të jetë ende pak e njohur
Këto ditë legjenda dhe përralla shqiptare po qarkullojnë në rrjetet sociale. Një ide e mrekullueshme krijuar nga artistët belgë – shqiptarë për ta promovuar kulturën popullore kombëtare, bashkuar rreth shoqatës Vox Aquilae të Brukselit themeluar nga Fran Kukaj dhe Sonila Tuci.
Një ide origjinale në formë videoje e regjisorit Zenel Laçi, inspiruar nga veprat e autorit Safet Kryemadhi, “Legjenda, fabula dhe përralla shqiptare” si dhe “Përralla dhe legjenda nga vendi i shqiponjave” publikuar nga shtëpia botuese franceze “Ovadia”, shkruan albinfo.ch. Këtij projekti i është bashkuar edhe grupi i njohur muzikor shqiptar i Belgjikës “Albrapsodie Trio”, i cili hap ciklin e çdo videoje me një kaba të mrekullueshme.
Qëllimi i “Përrallave dhe legjendave shqiptare” për këta artistë është ta promovojnë dhe mbrojnë pasurinë kulturore shqiptare, që në botë vazhdon të jetë ende pak e njohur. Për ta arritur këtë qëllim, artistët kanë krijuar një seri videosh me këto legjenda rrëfyer në frëngjisht nga aktorja Anila Dervishi, nën tingujt muzikorë të Afrim Jahjes, shoqëruar me ikonografi të koleksionistit Fran Kukaj, realizim videoje të Angelique Ricci dhe përkthyer në anglisht nga Kate Hollman.
Ndër legjendat e realizuara janë: “Manisa”, “Zhdukja”, “Kostandini dhe Doruntina” etj, rrënjosur në kujtesë qysh nga fëmijëria kur nënat tona fillonin : « Na ishte njëherë… ». Botë fantastike, misterioze me personazhe mahnitëse, zana, oda, kuçedra,… përralla të urta, argëtuese, për të vegjël e për të rritur, ku takohen humori, dashuria, mrekullia dhe tragjedia, shkruan albinfo.ch. “Vox Aquilae” ju fton të udhëtoni dhe ta shijoni projektin e mrekullueshëm të artistëve belgë – shqiptarë.
Ju njoftojmë se ky projekt ka filluar më 28 nëntor 2020 me rastin e Festës sonë kombëtare. Tani në rrjetet sociale do të paraqitet çdo dy javë nga një përrallë ose një legjendë e re. Shikuesit mund t’i gjejnë ato në faqen e Inernetit: – Youtube Channel : Vox Aquilae Bruxelles – Instagram : @vox.aquilae – Facebook Page : facebook.com/voxaquilae.bruxelles
Fran Kukaj: “Collection carte postale – 1905”
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













