Muzikë
“Billboard”: Këngët e tri shqiptareve, në mesin e 30 këngëve më të mira të vitit 2020
3 këngëtare shqiptare me famë botërore janë pjesë e listës së këngëve më të mira të vitit 2020, të publikuara nga “Billboard”, transmeton albinfo.ch.
Sipas renditjes, në listën e 30 hiteve të këtij viti janë renditur edhe tri këngëtaret e muzikës pop, ato janë Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.
Duhet theksuar se këngët që pushtojnë top 30 të Billboard janë “Kings and Queens” të Ava Max, “Levitating” e Dua Lipës dhe “Baby, I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat.
Tashmë dihet se këto këngëtaret shqiptare po ecin me hapa të sigurt drejt suksesit.
Kujtojmë se albumi i Dua Lipa u rendit i pari nga revista “People” si më i dëgjuari në vitin 2020. Pavarësisht kushteve të vështira nga COVID-19, këngëtaret shqiptare të muzikës pop nuk e ndalën hovin e tyre për këngë dhe klipe. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















