Lajme
Sfidat e shpërndarjes së vaksinës anti-Covid
Evropianët mund të marrin një vaksinë për COVID-19 në fund të këtij viti, pas njoftimit të disa firmave farmaceutike se provat e tyre kishin rezultuar të suksesshme.
Por duke qenë se zbulimi i vaksinës erdhi në një kohë rekord, sfida e radhës qëndron në shpërndarjen e saj në popullsinë botërore të përbërë prej 7.5 miliardë personash, shkruan Euronews, transmeton Albinfo.ch.
Kapaciteti prodhues
Të tre vaksinat që kanë rezultuar të sukseshme deri më tani kërkojnë një regjim prej dy dozash, edhe pse AstraZeneca/Oxford kanë njoftuar se vaksinat e tyre mund të jenë më efektive nëse doza e parë jepet gjysmë.
AstraZeneca kanë shpalosur planet e tyre për të prodhuar 3 milionë doza gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa BioNTech/Pfizer po planifikon të prodhojë 1.3 miliardë doza.
Këto objektiva “duket se janë të realizueshme”, tha Dr. Zoltan Kis, nga departamenti i inxhinierisë kimike në Imperial College London. “Megjithatë, kërkesa globale kur regjimi duhet të jetë 2 doza për person është larg objektivit deri të paktën në fund të vitit 2021.”
Phanish Puranam, profesor i strategjisë në shkollën e biznesit INSEAD tha për Euronews se “mund të duhen deri në 2.5 vjet për të prodhuar më shumë se 10 miliardë doza të nevojshme për popullësinë botërore.
Temperatura e ruajtjes
“Vaksinat duhet të ruhen dhe shpërndahen në temperaturat 2-8 gradë Celsius. Ekziston një infrastrukturë për shpërndarjen e tyre deri në vendet më të largëta, përfshirë edhe në Afrikë apo Azinë e jugut dhe rajone të tjera më pak të zhvilluara të botës për t’i shpërndarë vaksinat në temperaturat 2-8 gradë”, tha Puranam.
Por sfida qëndron tek fakti se nga të tre kandidatët e vaksinave anti-COVID-18 deri më tani, vetëm njëra mund të shpërndahet në atë interval temperaturash, vaksina e AstraZeneca.
Vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna duhet të shpërndahen dhe ruhen në temperaturat -70 gradë dhe -20 gradë Celsius.
Qytetet dhe periferitë
Për shkak se sfida e temperaturës do të ndikojnë gjithashtu edhe në transport, qasja për të pasur një vaksinë në zonat periferike dhe të thella do të jetë më e vështirë se në qytetet e mëdha.
Për më tepër, paketimi i vaksinës Pfizer bëhët në një kontenier me 1000 doza, sipas Puranam.
“Disa klinika perieferika nuk i kanë mundësitë për të marrë aq shumë doza në një interval të shkurtër kohor prej 2 deri në 3 ditë, pasi personeli në zonat periferika ka mungesë”, shpjegon ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











