Kosova
Sot i vdiq gruaja nga Covid-19, dhe shkoi për të votuar
Është bërë e ditur se një qytetar i Podujevës, që kishte dalë për të votuar, ka treguar një detaj interesant, duke thënë se sot i ka vdekur bashkëshortja nga COVID-19, por kjo nuk e ka penguar atë që të dalë e të kryejë obligimin qytetar, përcjell albinfo.ch.
Sylejman Bllaca nga Podujeva thotë se gruaja e tij, e cila ishte infektuar nga COVID-19, sot në orën 09:00 ka vdekur në QKUK në Prishtinë, ku ishte e shtrirë.
“Unë e kam ndier obligim që të vij ta kryej obligimin qytetar… I vdekuri me të vdekurin, i gjalli më të gjallin”, ka thënë ai, derisa po qëndronte në qendrën e votimit.
Ai thotë se pas vdekjes së gruas, nuk ka shkuar në shtëpi, por i është drejtuar qendrës së votimit.
“Gruaja ka mbetur në morg. Unë ende nuk kam shkuar në shtëpi, por kam ardhur këtu të votoj”, tha ai.
Video:
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1019411365193337
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











