Lajme
Vjenë, Doruntina Berisha fiton garën “European Women of Legal Tech 2020 Award”
Studentja dhe asistentja shqiptare e Fakultetit Juridik në Vjenë, Doruntina Berisha, ka fituar në garën “Eurpoean Women of Legal Tech 2020 Award”. Në këtë garë kanë marrë pjesë 179 femra, nga 27 vende të ndryshme të Evropës dhe ishin të ndara në pesë kategori. Doruntina fiton në kategorinë “Akademi & Edukim”.
Në fillim të pandemisë, Doruntina kishte krijuar një platformë për të gjithë profesorët e Vjenës që brenda 24 orëve të kenë qasje në mësim online. Platforma e quajtur “Survival Guide” nuk u shpërnda vetëm në Universitetin e Juridikut në Vjenë, por edhe në universitet e tjera në Austri.
Falë këtij suksesi, Doruntina ishte nominuar për këtë çmim nga Universiteti i Vjenës për kontributin e saj në udhëheqjen e projektit për zhvillimin e mësimit digjital. Ajo ishte e vetmja shqiptare në mesin e shumë nacionaliteteve të huaja dhe ia arriti të dalë fituese.
Albinfo Austria, që në muajin tetor ishte e para që kishte bërë një prezantim të shkurtër për Doruntinën dhe kishte kërkuar nga bashkatdhetarët që të votojnë online për studenten shqiptare. Pas këtij prezantimi, bashkatdhetarët tanë u sensibilizuan, duke shpërndarë faqen në masë të madhe se ku duhet të votohet. E gjithë kjo, pati sukses. Sot, Doruntina me çmimin e saj na bën krenarë të gjithëve!
Çmimin ua dedikoj femrave shqiptare
Më 18 nëntor ishte mbyllur votimi, ndërkohë më 26 nëntor në një organizim online që u mbajt sot në Vjenë, janë bërë të ditur edhe fituesit.
Për shkak të situatës së pandemisë, edhe ndarja e çmimeve është bërë online. Pak kohë pas shpalljes së fitores, Doruntina e konfirmon për Albinfo Austria. “Është një ndjenjë jashtëzakonisht e pa përshkrueshme. Është vlerësuar puna dhe mundi im”, thotë Doruntina, duke falënderuar gjithë shqiptarët për mbështetjen dhe votën e tyre. “Këtë çmim ua dedikoj gjithë shqiptarëve, në veçanti femrave shqiptare”.
Doruntina Berisha studion për Juridik dhe Fizikë në Universitetin e Vjenës. Në vitin 2017 ajo u pranua asistente në Departamentin e Inovacionit dhe Digjitalizimit të profesor Nikolaus Forgo në Fakultetin Juridik.
Semestrin vjeshtor të vitit 2019 ajo e përfundoi në Universitetin e Santa Clara në Silicon Valley (Kaliforni, Amerikë), ku u specializua në IT-, IP për ligjin dhe mbrojtjen e të dhënave me një fokus të veçantë në Inteligjencën Artificiale dhe „Legal Tech“.
Doruntina ka publikuar dy kapituj të një libri: një artikull për ligjin dhe mbrojtjen e të dhënave dhe një tjetër për ligjin e IP-së. (Intellectual Property Law).
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











