Lajme
IOM: BE t’u garantojë migrantëve qasje në vaksina
Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Antonio Vitorino, i bëri sot thirrje Bashkimit Europian që të garantojë qasje në vaksinat e ardhshme antiCOVID-19 për migrantët e pranishëm në territorin e saj.
“Sfida me të cilën përballen shtetet anëtare të BE-së është të sigurojnë qasje në vaksina për të gjithë personat në territorin e tyre, jo vetëm për shtetasit e tyre, por edhe për të gjithë refugjatët, të zhvendosurit dhe migrantët që janë në Europë”, tha zyrtari gjatë një videokonference për Migracionin dhe Azilin në Europë, shkruan AFP, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk është vetëm çështje e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të këtyre migrantëve, por edhe çështje e sigurisë shëndetësore dhe mirëqenies së të gjitha popullatave të vendeve pritëse”, shtoi ai.
Vitorino i nxiti europianët, të cilët janë të përfshirë në diskutime të vështira mbi një propozim për të reformuar politikën e tyre të migrimit, i propozuar nga KE, për të ngritur një sistem të qëndrueshëm për shpëtimin në det dhe zbarkimin e migrantëve, pas fataliteteve të reja në det
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












