Lajme
Lajm i mirë, vaksina Moderna, pothuajse 95% efektive kundër Covid-19
Duket se në garën për një vaksinë të koronavirusit ka arritur zbulimi më i ri nga firma amerikane e bioteknologjisë Moderna. Kompania është bërë e fundit që ka treguar rezultatet mbresëlënëse nga provat e fazës së fundit të vaksinës së saj, transmeton albinfo.ch.
Në një analizë të lëshuar sot dhe bazuar në 95 pacientë me infeksione të konfirmuara nga Covid, është bërë e ditur se vaksina kandidate e Moderna-s ka një efikasitet prej 94.5%.
Kompania ka thënë se po planifikon të aplikojë për autorizimin e përdorimit emergjent në javët e ardhshme.
Rezultatet e kësaj vaksine janë inkurajuese, si një përpjekje marramendëse për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit.
Vaksina e kompanisë Moderna ndjek vaksinën e Pfizer dhe BioNTech, që në fillim të këtij muaji deklaruan se vaksina e tyre është 90% efektive kundër koronavirusit.
Vaksina Moderna nuk do të jetë në dispozicion jashtë SHBA-së deri vitin e ardhshëm. Por, para fundit të vitit 2020 nga kompania kanë thënë se do të jenë gati rreth 20 milionë doza vetëm për SHBA, me shpresë që të prodhohen edhe 500 milionë deri në 1 miliard doza për vendet e tjera të botës deri në vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris... -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













