Lajme
Hamilton shpallet kampion bote në ‘Formula 1’
Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Turqisë dhe kurorëzohet kampion i botës në Formula 1 për herë të shtatë në karrierë, duke barazuar rekordin e legjendës Michael Shumacher.
Britaniku i Mercedesit, siç ndodh shpesh, mori vëmendjen kryesore me një rikuperim të frikshëm dhe një strategji perfekte. Shkëlqyen edhe dy njëvendëshet Ferrari, pasi një të shtune katastrofë.
Edhe “Kokëkuqja” ndoqi një strategji të mirëmenduar, me Charles Leclerc që mund ta kalonte i dyti vijën e finishit, por kthesën e fundit të pistës e mori më gjerë se ç’duhet, duke rrëshqitur në vendin e katërt, ndërsa një super Sebastian Vettel, falë tetë pozicioneve të rikuperuara, e mbylli garën i treti. Përpara gjermanit të Ferrarit ishte Sergio Perez.
Shumë gabime nga Racing Point, duke pasur parasysh që Lance Stroll, i cili filloi garën i pari, humbi shumë pozicione në pjesën e fundit të garës, madje pa e kuptuar pse. Zhgënjim edhe për Max Verstappen, i cili bëri dy gabime serioze dhe shkatërroi garën e tij, që me një menaxhim tjetër, sigurisht më të studiuar, do të mund t’i kishte dhënë fitoren.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









