Kosova
Shkurtohet rruga drejt plazheve të jugut në Shqipëri
Duket se punimet për ndërtimin e By Pass-it të Vlorës janë intensive, të favorizuara edhe nga moti i mirë.
Thuhet se Saga e gjatë 8 vjeçare për hapjen e 29 kilometrave të këtij aksi që lidh rrugën Levan-Vlorë me Orikumin, mbaron vitin e ardhshëm, përpara nisjes së sezonit turistik.
Fundi i punimeve priitet të jetë në Mars. Drejtori i kantierit të By Pass-it Ilir Lamaj, nuk e përjashton, por siguron se rruga është gati në nisje të verës edhe nëse do të ketë ngjarje të paparashikuara.
“Ta kapim në kohë afatin kontraktual të punimeve, kështu që sezoni i ardhshëm turistik do të jetë i çlirshëm dhe By Pass do të jetë në funksion”.
Aksi është i rëndësishëm jo vetëm për t’i dhënë një hov zhvillimit të turizmit në pjesën e jugut të vendit, ku koha për të arritur në qafën e Llogarasë shkurtohet ndjeshëm, por edhe për të eiminuar trafikun që krijohet në qytetin e Vlorës.
Në kilometrin e 7-të, rruga do të lidhet dhe me pjesën e segmentit të Bregut të Lumit i cili lidh By Passin me fshatrat turistikë pas Llogarasë:
“Duke filluar nga këtu ku jemi, KM 7, rrethrrotullimi i cili i jep akses gjithë zonës duke përfshirë dhe rrugë e Bregut të Lumit”.
“Ka impakt të madh për ne, na shkurton distancat dhe na hap rrugë për tregti e turizëm.”
Kompania që po kryen punimet ka shtruar 11 kilometra me asfalt e po punon për shtrimin e 5 kilometrave të tjerë të cilat janë gati në fund të muajit.
Puna më e vështirë është ajo e ndërtimit të 5 urave, të cilat konsiderohen vepra arti. Ura 1 dhe 5 kanë përfunduar, ndërsa dy të tjera pritet të jenë gati në gjysmën e parë të janarit:
“Është në fazë punimi ura 3 dhe ura 4, në fazën e pilave dhe themeleve”.
95% e gjurmës së rrugës është hapur, ndërsa janë kryer mbi 50% të punimeve të rrugës. E gjithë vepra kushton 35.8 milionë euro, ku një pjesë është grant i Bashkimit Europian dhe shumica e fondit kredi e butë nga BERZH.
Punimet në këtë rrugë nisën në 2012-n, por problemet që pati kompania Serenissima e cila u kontraktua fillimisht për ndërtimin e segmentit, bënë që autoritetet të ritenderonin dhe njëherë projektin. Punimet nisën sërish në fund të vitit 2018.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














