Kosova
Kosovë, paralajmërohet protestë mbi masat anti-Covid për të premten
Një thirrje për protestë po shpërndahet në rrjetet sociale për të kundërshtuar masat e reja anti-Covid të Qeverisë së Kosovës.
Protesta është paralajmëruar të mbahet të premten, në orën 11:00, ndërsa përmes saj do të kundërshtohet ora policore dhe masat e tjera të Qeverisë.
“Kjo protestë gjithëpopullore do të jetë protestë paqësore, e cila do të mbahet në sheshin Skënderbe në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë. Pikat e protestës janë: jo orë policore, pakënaqësitë e shumta me qeverisje dhe masat e ndërmarra kundër covid-19, mos ofrimi i ndihmave materiale e financiare për popullin gjatë pandemisë, kthimin e shifrës prej mbi 2 milion euro të vjedhura nga thesari i shtetit (ultimatum 48 orë – të paraqiten dokumente & kryesit e aktit të turpshëm të vihen para drejtësisë, dorëheqja e Armend Zemajt nga pozita e ministrit të shëndetësisë, pozitë e cila nuk i takon me profesion”, thuhet në njoftimin e protestës.
Po ashtu, organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se nëse këto pika të ëkrkuara nuk zbatohen dero më 13 nëntor, protesta do të marrë përmasa të tjera.
“Nëse këto pika nuk zbatohen nga data 13 nëntor 2020, protesta do të marrë përmasa të tjera. Pjesëmarrësit në protestë duhet të jenë me maska”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













