Koronavirusi: çast pas çasti
Si funksionon vaksina ndaj koronavirusit?
Pfizeri beson se do të jetë në gjendje të garantojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti
Lajmi se vaksina e parë efikase kundër koronavirusit mund të parandalojë infektimin e më shumë se 90% të njerëzve, bëri menjëherë xhiron e botës.
Presidenti Donald Trump e përshëndeti lajmin që u dha pikërisht në ditën e parë të punës pas humbjes së tij në presidencialet amerikane. “Tregjet e aksioneve u rritën, vaksina del shpejt. Raportohet të jetë 90% efikase. Një lajm shumë i mirë”, ka shkruar ai.
Por si funksionon saktësisht kjo vaksinë. Shkëncetarët marrin disa pjesë të kodit genetik të virusit që e ndihmojnë atë t`iu kërkohë qelizave çfarë të krijojë dhe ta veshin në acide yndyrore të lipideve, përmes të cilave hyn në trupin e saj.
Vaksina nga ana tjetër hyn te qeliza dhe i thotë të prodhojë proteinën spike të virusit. Kjo e nxit sistemin imunitar të prodhojë anti-trupa dhe të aktivizojë qelizat T për të shkatërruar qelizat e infektuara. Nëse pacienti ekspozohet ndaj Sars Cov 2, atëherë qelizat T dhe antitrupat aktivizohen menjëherë për ta luftuar korovirusin, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Pfizeri beson se do të jetë në gjendje të garantojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë në fund të 2021.
Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë 10 milionë doza deri në fund të vitit, dhe 30 milionë doza të tjera i ka porositur tashmë.
Mbeten sidoqoftë edhe disa sfida të natyrës logjistike, pasi vaksina duhet të ruhet në temperatura që shkojnë në minus 80 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













