Tematike
Qyteti i Cyrihut nis një projekt për të paguar rrogat bazë pa punë
Të ardhurat e pakushtëzuara bazë mund të futen së shpejti në qytetin e Cyrihut, por fillimisht si një eksperiment ose projekt pilot
Kriza e koronës i ka dhënë një ideje të vjetër një hov të ri. Të ardhurat themelore të pakushtëzuara (rrogat, pa punuar) po diskutohen përsëri në Zvicër dhe Gjermani në këtë kohë krize. Janë planifikuar eksperimente të ndryshme shkencore, shkruan srf.ch.
Në këtë kontekst, të ardhurat e pakushtëzuara bazë mund të futen së shpejti në qytetin e Cyrihut, por fillimisht si një eksperiment ose projekt pilot. Këtë po e kërkon një komitet i politikanëve të PS, FDP, GLP dhe Juso, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë pra për një organ të kombinuar mirë, nga përfaqësues të të majtës dhe të djathtës. Përmes këtij projekti ata dëshirojnë të kuptojnë se çfarë shkaktojnë të ardhurat bazë mujore në popullsi dhe prandaj kanë nisur një iniciativë popullore në nivelin e qytetit.
Deri më tani në Zvicër kanë dështuar të gjitha përpjekjet për të testuar të ardhurat themelore të pakushtëzuara. Në vitin 2018, kineastja nga Aargau Rebecca Panian ishte përpjekur të provonte funksionimin e të ardhurave themelore të pakushtëzuara në komunën Rheinau të Kantonit të Cyrihut, por pa sukses. Nuk u grumbulluan mjaft para.
Se si duhet të realizojë në praktikë qyteti i Cyrihut testin pilot, iniciatorët duan t`ia lënë vetë qytetit, përcjell albinfo.ch. Kështu, ndër të tjera, mbetet e paqartë se sa të larta do të jenë të ardhurat dhe rrjedhimisht, sa do të kushtonte eksperimenti.
Por është e qartë se këto të ardhura nuk duhet të jenë nën nivelin e ndihmave sociale. Është gjithashtu e qartë se qyteti i Cyrihut duhet të paguajë për eksperimentin dhe se në të duhet të marrin pjesë të paktën 500 njerëz.
Këshilli i Qytetit dhe ekonomistët janë skeptikë
Këshilli i qytetit kohët e fundit ka folur qartë në një peticion online kundër idesë së të ardhurave themelore të pakushtëzuara . Në përgjigjen e tij ai ka shkruar: “Një e ardhur themelore e pakushtëzuar nuk do të ishte e dobishme as në kushtet e ndryshuara të kornizës ekonomike”. Iniciatorët kanë bërë fushatë për të ardhurat themelore gjatë krizës së koronës.
Si funksionojnë të ardhurat bazë?
Jo vetëm këshilli i qytetit është skeptik për eksperimente të tilla, por edhe ekonomistë të ndryshëm, si Thomas Straubhaar, transmeton albinfo.ch. Ai është profesor (nga Zvicra) i marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare në Universitetin e Hamburgut dhe prej vitesh shkruan për të ardhurat themelore të pakushtëzuara.
Sipas tij, njerëzit përveç që do të silleshin ndryshe kur e dijnë se janë pjesë e një eksperimenti, sjellja e tyre do të jetë ndryshe edhe për faktin se eksperimenti është i kufizuar, përcjell albinfo.ch. “Për shkak se pjesëmarrësit e dinë që ata nuk do të marrin para deri në fund të jetës së tyre, një e ardhur bazë e pakushtëzuar në këtë kontekst ka më shumë efekt të fitimit të lotarisë.”
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













