Shqipëria
BE-ja, kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë
Duket se hapja zyrtare e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE bëhet pothuajse e pamundur, kjo pasi 5 shtete anëtare konsiderojnë se Shqipëria nuk ka përmbushur parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, transmeton albinfo.ch.
5 shtete konsiderojnë se kushti për reformën elektorale nuk është përmbushur.
Pesë shtetet, që dihet tashmë se janë Holanda, Danimarka, Gjermania, Spanja dhe Franca, shkojnë përtej vlerësimit të Komisionit Europian për mosplotësimin e dy parakushteve lidhur me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjin për Median, transmeton tutje albinfo.ch.
Këto shtete, sipas gazetares, konsiderojnë se kanë një vlerësim më realist se Komisioni Europian për reformat kyçe në Shqipëri dhe se për mbajtjen e konferencës e parë ndërqeveritare duhet të plotësohen të gjitha parakushtet.
Pikat që kërkojnë më tej të zbatohen, 5 shtetet në fjalë:
-Respektimi i opinionit të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor.
– Garantimi i transparencës së financimt të partive politike, për të cilën ka vetëm një udhërrëfyes, por jo një plan zbatimi.
-Gjermania, Franca, Danimarka, Holanda dhe Spanja janë dakord me Komisionin Evropian, se kushti për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese nuk është përmbushur. Por ato bëjnë dallimin për Gjykatën e Lartë, duke cilësuar se Gjykata e lartë me 3 nga 19 gjyqtarë nuk mund të konsiderohet si funksionale.
-Edhe pse mirëpritet ngritja e SPAK, vihet theksi tek mungesa e një gjurme provash për hetime, ndjekjeve penale dhe dënime të zyrtarëve të lartë.
-Vlerësohet se për BKH nuk ka asnjë tjetër emërim përveç drejtorit dhe se është e rëndësishme që të zhvillohen rekrutimet e mëtejme, në mënyrë që kjo strukturë të jetë plotësisht funksionale.
-Mbështetet vlerësimin i Komisionit Evropian lidhur me ligjin për median, ndërsa kërkohet përparimi në fushën e lirisë së shprehjes nëpërmjet ndjekjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
-Kërkohet vijimi i zbatimit të planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare.
-Vihet në pah po ashtu se numri i përgjithshëm i kërkesave të azilit, edhe pse është ulur mbetet i lartë dhe nevojiten përpjekje të vazhdueshme nga autoritetet shqiptare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












