Lajme
Reagim i Këshillit të Shoqatave Shqiptare ndaj sulmit terrorist në Vjenë
Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri dënon aktin terrorist në Vjenë.
Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri (KKShShA) dënon aktin terrorist të ndodhur ditën e hënë në Vjenë, kryeqytetin botëror të paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës, në të cilin pati dhe viktima të pafajshme dhe disa të plagosur.
“Në këto ditë dramatike për Austrinë solidarizohemi me popullin dhe shtetin austriak dhe ritheksojmë se multikulturaliteti është një nga themelet kryesore të së sotmes dhe të nesërmes sonë të përbashkët. Larmia, harmonia, respekti i ndërsjellët, integrimi dhe pjesëmarrja aktive në shoqëri do të jenë gjithmonë shtylla në të cilat do të bazojmë të ardhmen tonë.
Në të njëjtën kohë KKShShA-ja shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të personave që humbën jetën nga një akt të tmerrshëm e barbar.
“Duke sulmuar Vjenën, terroristët provuan që të godasin vlerat universale të qytetërimit: lirinë, të drejat e njeriut, demokracinë, pluralizmin, barazinë, etj.”, thuhet në reagim.
“Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë grup etnik. Ata janë simbol i së keqes, urrejtjes, përçarjes dhe dhunës. Këtë herë mbase ia arritën të na lëndojnë, por jo dhe të na gjunjëzojnë. Për më tepër, mbeshtetja për Vjenën vie nga të katër anët e globit, dhe kjo na bën edhe më të fortë dhe më të përkushtuar për të mbrojtur diversitetin që na karakterizon dhe i cili është pjesë e pandashme e qenies dhe jetës sonë”, përcjell Albinfo Austria.
Me këtë rast ju ftojmë që në ditët në vijim të ndezim qirinj në vendin ku ndodhi krimi dhe në këtë mënyrë të përkujtojmë të gjithë ata burra dhe gra të pafajshme që me jetën e tyre paguan çmimin e dashurisë së tyre për këtë qytet dhe banorët (njerëzit e saj) e saj.
Qoftë i paharruar kujtimi për ta!
Sot të gjithë ne jemi vjenezë!
Rroftë Austria!
Kaltrina Durmishi
Kryetare e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri
Vjenë, 4 nëntor 2020
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













