Lajme
Zhvillimet e fundit në SHBA
Gara presidenciale në SHBA po përcillet me një rezultat tejet të ngushtë mes kampit demokrat dhe atij republikan.
Sipas CNN, rezultati për momentin është 253 me 213, sa i përket votave elektorale.
Twitteri pezullon llogari të rreme që shpallnin fituesin në një shtet
Twitteri pezulloi disa llogari që pretendonin në mënyrë të rreme se ishin të lidhura me agjencinë e lajmeve Associated Press. Llogaritë në fjalë përhapën rezultate të paverifikuara zgjedhore, sipas fotove të qarkulluara online dhe një analize të tyre, shkruan VoA, transmeton Albinfo.ch
Të katër llogaritë u çaktivizuan pasi njoftonin gjoja fituesin e njërit prej shteteve të lëkundura, që nuk ishte shpallur i tillë nga agjencia prestigjoze e lajmeve.
“Këto janë llogari false që nuk janë të lidhura me AP,” tha agjencia në një deklaratë.
Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës pranë Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Christopher Krebs, tha në Twitter se “po shohim raporte nga llogari të rreme mediash që po shpallin fituesin në një shtet, mos u besoni!”
Biden bën deklaratë: “Çdo votë duhet të numërohet”
“Pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se jemi duke fituar mjaftueshëm shtete për të arritur 270 vota elektorale të nevojshme për të marrë presidencën,” tha zoti Biden.
“Nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por jam këtu për të raportuar se, kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit”.
Ish-nënpresidenti Joe Biden tha se ndihet shumë mirë për pozicionin e fushatës së tij në Pensilvani.
“Çdo votë duhet të numërohet,” tha kandidati demokrat.
“Sapo zgjedhjet të jenë finalizuar, ky do të jetë momenti për të lënë pas retorikën e ashpër të fushatës,” tha ai.
“Nuk do të ketë shtete blu dhe shtete të kuqe, do të ketë vetëm Shtete të Bashkuara të Amerikës,” tha kandidati demokrat të mërkurën pasdite.
Ankesa të reja ligjore nga ekipi elektoral i Presidentit Trump
Ekipi elektoral i zotit Trump njoftoi se ka paraqitur ankesa ligjore në shtetet e Pensilvanisë dhe Miçiganit, që mund të shërbejnë si bazë për të kundërshtuar rezultatin në këto shtete ende pa rezultat përfundimtar dhe që mund të jenë përcaktuese nëse presidenti do të sigurojë edhe një mandat të dytë. Ankesat në të dy shtetet kërkojnë qasje më të mirë të vëzhguesve në qendrat ku përpunohen dhe numërohen votat.
Ekipi elektoral i zotit Trump po ashtu kërkon të jetë pjesë e një ankese tjetër në Pensilvani që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, që ka të bëjë me numërimin ose jo të votave që mbërrijnë në qendrat e numërimit tre ditë pas mbylljes së votimeve, sipas nën-kryetarit të ekipit elektoral të zotit Trump Justin Clark.
Avokatët e presidentit po kërkojnë ndalimin e përkohshëm të numërimit në të dy shtetet, derisa vëzhguesve t’u krijohet një qasje “domethënëse” në shumë qendra ku numërohen votat dhe të lejohen të shikojnë fletë-votimet që janë nxjerrë nga zarfet dhe janë përpunuar.
Presidenti Trump është në disavantazh të lehtë ndaj rivalit demokrat Biden në Miçigan. Presidenti vazhdon të kryesojë në Pensilvani, por diferenca po shkurtohet sa më shumë vota që numërohen.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Së shpejti do të publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Kroaci: Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Osijek
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për jetesën në një apartament të përbashkët në Austri Të jetosh në një banesë të përbashkët – ose një Wohngemeinschaft (WG) – është e zakonshme...
-
Tregu i parë i Krishtlindjeve në Vjenë i vitit 2024, do të hapet më 7 nëntor
-
Austri: Turizmi goditet nga përmbytjet, por vera shënon rekord të ri
-
Mbrëmje e madhe e boksit në Austri
-
Kërcënimet me bombë, hetime të pavarura në Austri dhe Zvicër