Lajme
Shkon në 95 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
Ka shkuar në 95 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi ditë më parë Detin Egje, midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, thuhet nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Sipas AFAD, pas tërmetit janë regjistruar rreth 1.323 lëkundje në zonë, 43 prej të cilave më të forta se 4 ballë.
AFAD njofton edhe se 994 persona janë plagosur nga tërmeti, 847 prej të cilëve pas trajtimit janë lëshuar nga spitali, ndërsa 147 vazhdojnë të trajtohen. Duke folur në një konferencë për media në Izmir, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum, njoftoi se numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara është 58, shkruan top channel, përcjell Albinfo.ch.
Për të prekurit e tërmetit që përballen me mot të ftohtë, Kurum u bëri thirrje që të kërkojnë strehim tek të afërmit e tyre. “Ne filluam procesin për krijimin e një qyteti kontejner. Ne do të krijojmë një qytet kontejner me një kapacitet për të strehuar 1 mijë njerëz në sipërfaqe prej 46.300 metra katrorë në rrethin Bayraklı”, shtoi Kurum. Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











