Kosova
Kombëtarja e Kosovës më 11 nëntor zhvillon ndeshje miqësore me Shqipërinë
Është bërë e ditur se kombëtarja e Kosovës më 11 nëntor do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë, transmeton albinfo.ch.
Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Kombëtarja e Shqipërisë më herët e kishte caktuar për këtë datë miqësoren me Gjibraltarin, por ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë Covid-19. Kësisoj, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një vëllazërore tjetër që do t’u shërbejë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet e fundit në grupet e tyre në Ligën C të Ligës Kombeve. Dardanët më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor do të jenë mikpritës të Moldavisë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










