Lajme
Kosova e Shqipëria, më së keqi në rajon sa u përket testimeve për Covid
Sa i përket numrit të testimeve, Kosova vazhdon të qëndrojë më keq sesa shumica prej vendeve të rajonit. Më shumë testime për kokë banori deri më tani kanë realizuar Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Bosnjë e Hercegovina.
Më keq se Kosova në rajon qëndron vetëm Shqipëria.
Ndonëse është rritur numri i testimeve për koronavirus në Kosovë, kontaktet e rasteve pozitive që nuk kanë simptoma po vazhdojnë të mos testohen.
Nga fillimi i pandemisë e deri të dielën, sipas të dhënave të “World Meters”, Serbia e Mali i Zi kanë testuar gati çdo të shtatin banor, Maqedonia e Veriut gati çdo të nëntin, e Bosnjë e Hercegovina çdo të njëmbëdhjetin banor.
Kosova deri më tani ka testuar gati çdo të njëzetin banor. Më keq në këtë aspekt qëndron vetëm Shqipëria, e cila deri më tani ka testuar çdo të njëzetegjashtin banor.
Këto të dhëna deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i konsideron si të ulëta, derisa kërkon rritjen e kapaciteteve për testim.
“Me këtë numër jam i pakënaqur, sepse Kosova mund t’i shtojë kapacitetet, edhe do të duhej t’i ketë shtuar kapacitetet tetë muaj pas pandemisë, pra tetë muaj pas fillimit të pandemisë, kanë filluar vendet e rajonit të bëjnë trefishin, katërfishin edhe pesëfishin e testimeve që bën Kosova, do të duhej të rriteshin këto kapacitete edhe të kalohej në atë strategjinë të cilën në fillim të mandatit e ka thënë ministri Zemaj, për testime masive”, ka thënë Haxhiu për KTV-në, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, numri më i madh i testimeve është duke u bërë në Prishtinë dhe kjo ka thënë se po sjell edhe deri te shifrat më të larta të të infektuarve në kryeqytet.
Por kjo, sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk tregon numrat real të të infektuarve në nivel vendi.
Kjo pasi që, sipas tij, Prishtina ka disproporcionalisht më shumë testime. Ahmeti ka thënë se edhe komunat e tjera nuk bën të relaksohen, sepse bazuar në përqindjen e testimeve të gjitha komunat janë në një nivel sa u përket rasteve të reja.
“Prishtina ka disproporcionalisht më shumë testime, prandaj edhe komunat e tjera nuk bën të relaksohen, sepse si përqindje e testimeve jemi të gjithë në një nivel”, ka deklaruar Shpend Ahmeti.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se jo të gjitha vendet kanë numër më të madh të testimeve.
Si shembull ata kanë marrë Shqipërinë, të vetmen nga vendet e rajonit që qëndron më keq sesa Kosova.
Sipas tyre, gjurmimi i rasteve të kontakteve në terren është duke u bërë.
Këtë e kanë thënë përkundër që një prej rekomandimeve të OBSH-së dhe ECDS-së që ata e zbatojnë është që testohen vetëm kontaktet e rasteve që kanë simptoma.
Deri më tani në Kosovë janë testuar më shumë se 88 mijë persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitivë kanë rezultuar më shumë se 18 mijë persona.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













