Lajme
Ja përse të huajve në Cyrih nuk u lejohet posti i mbikëqyrësit të gjuetisë
Kundërshtarët, votimin e tyre kundër e kanë argumentuar veç tjerash me ndalesën që kanë në Zvicër shtetas të vendeve si Kosova etj. për të pasur armë
Zyra e kujdestarit ose mbikëqyrësit të gjuetisë, vazhdon të jetë e rezervuar për qytetarët zviceranë. Kjo u vendos nga Këshilli Kantonal (Parlamenti) i Cyrihut pas një diskutimi të gjatë, shkruan SDA.
Komisioni para-këshillues donte që këtë zyrë të mund ta udhëhiqnin edhe të huajt.
Votimi kundër kësaj ishte më shumë se i ngushtë: 82 parlamentarë ishin në favor që të huajt me leje qëndrimi të përhershme (Vizë C) të lejohen të ushtrojnë këtë detyrë, transmeton albinfo.ch. Dhe po kaq deputetë, pra 82, ishin kundër kësaj mundësie!
Vota që bëri ndryshimin u dha më në fund nga Presidenti i Këshillit, Roman Schmid – i cili është anëtar i SVP-së, qëndrimi i së cilës në këtë drejtim është i qartë…
Në këtë mënyrë, shtetasit e huaj nuk do të jenë në gjendje të bëhen mbikëqyrës të gjuetisë në të ardhmen, edhe nëse ata janë të kualifikuar profesionalisht.
Ndalimi i armëve për shtetet individuale, si argument
SVP e ka përshkruar si një “tendencë të bezdisshme” synimin për të pranuar të huajt në të gjitha pozitat, transmeton albinfo.ch. “Mbikëqyrja e gjuetisë është një detyrë sovrane, sepse aty shpërndahen gjoba. Prandaj drejtuesi i zyrës duhet të jetë zviceran”.
Ekzistojnë, sipas kundërshtarëve, gjithashtu edhe probleme shumë praktike që e pamundësojnë punësimin e një të huaji në atë post, përcjell albinfo.ch. Kjo, për faktin se njerëzve nga Kosova, Serbia dhe disa shtete tjera, me ligj u ndalohet zotërimi i armëve në Zvicër.
Ashtu sikurse deri më tash, edhe në të ardhmen mbikëqyrësit e gjahut do të emërohen nga shoqatat e gjahtarëve. Por, ky emërim gjithmonë kërkon miratimin e komunës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi Ka vdekur sot në moshën 62 vjeçare, spitalin e Lucernit Dr. Sami Dalipi, mjek dhe doktor...
-
Shënohet Dita ndërkombëtare e remitencave, Kosova ka rritje ndër vite
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë