Lajme
Mbyllen përkohësisht kinematë e rrjetit të dytë më të madh në SHBA
Kompania që menaxhon rrjetin e dytë më të madh të kinemave në Shtetet e Bashkuara po mbyll për një kohë të pacaktuar 536 kinema në vendndodhje të ndryshme, ndërsa shfaqja e filmave të rinj po shtyhet dhe njerëzit ngurrojnë të shkojnë në kinema nga frika e infektimit me koronavirus.
Kompania “Cinemaworld Group” thotë se përveç mbylljeve në Shtetet e Bashkuara, vendimi prek edhe 125 kinema në Britani.
Kompania “Cineworld Group” po mbyll për një kohë të pacaktuar 530 kinema “Regal” në ShBA dhe rreth 125 qendra në Britani. Vendimi do të prekë rreth 45 mijë punëtorë, thotë shefi ekzekutiv Mooky Greidinger, shkruan voa, përcjell Albinfo.ch.
“Mendoj se arritëm pikën ku nuk kishim mundësi tjetër. Është vendim shumë i vështirë për ne, sidomos lëvizjet që duhet të bëjmë me punëtorët. Nuk është e thjeshtë”, thotë ai.
Kompania i kishte mbyllur kinematë pas përhapjes së koronaviursit, por i rihapi ato në korrik.
“Në fillim u pritëm shumë ngrohtë nga klientët dhe pamë se njerëzve u kishte munguar kinemaja, ata donin të ktheheshin aty. Por në një fazë të caktuar, nuk kishim çfarë të ofronim”, thotë zoti Greidinger.
Kjo sepse studiot filmike po shtynin publikimin e filmave të rinj, siç ishte rasti i filmit të fundit “James Bond”. Prandaj për momentin nuk ka kuptim qëndrimi hapur, thotë zoti Greidinger.
“Ishim në një situatë ku humbjet ishin më të mëdha të qëndronim hapur sesa të mbyllur, sepse ishim si një dyqan ushqimesh pa ushqime. Prandaj duhej të vendosnim”, thotë shefi ekzekutiv i kompanisë “Cineworld Group”.
Ndërkohë rrjeti më i madh i kinemave në botë AMC Entertainment njoftoi të martën se shumica e kinemave në ShBA dhe Evropë do të qëndrojnë të hapura.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













