Tematike
Burri i vejë fiton në Gjykatën e Strasburgut: Zvicra e ka diskriminuar mbi bazën gjinore
Atij i ishte ndërprerë pensioni i gruas ne momentin kur vazja e vogël e përbashkët e tyre ka hyrë në moshën madhore
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)në Strasburg ka mbështetur ankesën e një të veji (vejani) të cilit i është ndërprerë pensioni i gruas ne momentin kur vazja e vogël e përbashkët e tyre ka hyrë në moshën madhore. Në këto raste, Zvicra bën një trajtim të papranueshëm dhe të pabarabartë midis burrave dhe grave, sipas gjykatës, shkruan SDA.
Pas vdekjes së gruas së tij, burri ka rritur i vetëm dy fëmijët e tij dhe ka marrë pensionin e të vejit. Anulimi i pensionit nuk do të kishte ndodhur nëse gruaja do të mbetej e vejë. Pensioni i kufizuar i të vesë bazohet në premisën që burri duhet të paguajë për jetesën e gruas.
Por një pikëpamje e tillë nuk korrespondon më me kushtet e sotme, vëren GJEDNJ. Konventa është një “instrument i gjallë” me të cilin duhet të trajtohen rrethanat nga perspektiva aktuale, shprehet gjykata.
Trajtim qëllimisht i pabarabartë
Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore e vendit kishte refuzuar në maj të vitit 2012 ankesën e personit të prekur, me arsyetimin se ligjvënësi kishte bërë shprehimisht një dallim specifik gjinor në Aktin AHV, i cili nuk ishte i bazuar në dallime biologjike ose dallime të tjera.
Në rregullimin e pensionit të gruas së ve, dhomat e Parlamentit të Zvicrës kanë miratuar qëllimisht një dispozitë që bie ndesh me parimin e barazisë dhe kështu edhe me kushtetutën federale.
Në vendimin e saj në atë kohë, megjithatë, Gjykata Federale i qe referuar mesazhit të Këshillit Federal mbi revizionin e njëmbëdhjetë të refuzuar të AHV, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal pati shkruar në atë kohë se ligji për të drejtën e pensionit të gruas së ve, sipas të cilit pensioni skadon kur fëmija më i ri mbush moshën madhore, bie ndesh me parimin e trajtimit të barabartë të grave dhe burrave.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










